Dy dënime me nga 25 vite burg për tri vrasje, u gjykua edhe për një tjetër krim. Kush është Valentin Ftoni, i arrestuar në SHBA pas dekadash në kërkim
Moti i keq dhe amortizimi i linjave elektrike kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji në Bashkinë Lezhë.
Defekte janë shfaqur në katër fidra, duke lënë pa energji banorët e disa fshatrave dhe lagjeve të qytetit, ndërsa grupet e OSHEE-së janë angazhuar për riparimin e linjave të dëmtuara.
Ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës. Përveç kushteve atmosferike, problem mbetet edhe amortizimi i rrjetit elektrik.
Një situatë shqetësuese është regjistruar në lagjen Skënderbej, ku një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa, duke shkaktuar alarm te banorët dhe dëmtime të pajisjeve elektrike në njërën prej shtëpive. Defekti është riparuar nga ekipet e ndërhyrjes, por banorët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare, përmes zhvendosjes së linjës, për të garantuar sigurinë e tyre.
Ndërkohë, ndryshe nga problemet me energjinë elektrike, investimi në rrjetin e ri të kullimit, i realizuar me mbështetjen e KfW-së, ka dhënë efekt në përballimin e reshjeve. Pas shumë vitesh, Lezha nuk është zgjuar me problematikat e zakonshme të përmbytjeve, pavarësisht reshjeve të dendura të orëve të fundit
Top Channel