Messi në mesin e miliarderëve të sportit, ja sa ka fituar gjatë karrierës

9 Tetor 2026 | 09:54

Lionel Messi ka fituar rreth 1.6 miliardë euro të ardhura bruto gjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare në futbollin profesionist, sipas të dhënave të publikuara nga revista amerikane “Forbes”, të cilave u referohet mediumi italian “SportMediaset”.

Sipas këtyre vlerësimeve, tetë herë fituesi i Topit të Artë ka grumbulluar rreth 1.8 miliardë dollarë të ardhura bruto, ndërsa pasuria e tij neto vlerësohet në rreth 1.1 miliardë dollarë, apo afërsisht një miliard euro.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të argjentinasit vjen nga kontratat me klubet ku ka luajtur. Rreth 1.2 miliardë dollarë, ose 1.1 miliardë euro, llogaritet të jenë përfituar nga pagat dhe shpërblimet gjatë karrierës së tij te Barcelona, Paris Saint-Germain dhe aktualisht Inter Miami.

Ndërkohë, rreth 600 milionë dollarë të tjerë, afërsisht 500 milionë euro, janë siguruar nga sponsorizimet, marrëveshjet komerciale dhe aktivitetet e tij sipërmarrëse jashtë fushës së blertë.

Pas largimit nga PSG-ja në vitin 2023, Messi zgjodhi të vazhdonte karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu bashkuar Inter Miamit, pavarësisht ofertave të majme që kishte në dispozicion, përfshirë ato nga Arabia Saudite.

Sipas raportimit të “SportMediaset”, paketa e përgjithshme e të ardhurave të tij vjetore te klubi amerikan vlerësohet nga 70 deri në 80 milionë dollarë, përfshirë pagën fikse dhe përfitimet e tjera. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2028.

Përtej futbollit, Messi ka ndërtuar një perandori të rëndësishme komerciale. Ai ka një marrëveshje afatgjatë me kompaninë sportive Adidas, si dhe investime në sektorin e pasurive të paluajtshme, gastronomi dhe futboll. Ndër aktivitetet e tij përfshihen investimet në klube si Cornellà në Spanjë dhe Deportivo LSM në Uruguai, projekt i lidhur me mikun dhe ish-bashkëlojtarin e tij Luis Suárez.

Me këto të ardhura, Messi renditet në mesin e sportistëve më të pasur të të gjitha kohërave. Sipas vlerësimeve të përmendura në raportim, ai i bashkohet një grupi shumë të kufizuar sportistësh aktivë që kanë kaluar pragun e një miliard dollarëve në pasuri neto, ku përfshihen edhe Cristiano Ronaldo, LeBron James dhe Tiger Woods.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lojtari i Evertonit, Martin Sherif gjobitet për përfshirje në 61 baste

Lojtari i Evertonit, Martin Sherif është gjobitur me 6,600 dollarë për 61 baste në ndeshjet e futbollit. Shoqata Angleze e Futbollit tha se identifikoi gjashtë...
21:27 | 08/10/2026

Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra

Flamurtari është shpallur fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 94-74. Skuadra vlonjate vijon serinë e sukseseve, pasi...
21:23 | 08/10/2026

Ceferin do të kandidojë për mandatin e katërt si president i UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të kandidojë për një mandat të katërt si kreu i organit drejtues të futbollit evropian. Ceferin i informoi delegatët...
20:42 | 08/10/2026