AKTUALITET /

Tirana "e paralizuar" nga trafiku, reshjet e shiut shkaktojnë kaos në kryeqytet

Për orë të tëra, mijëra qytetarë kanë qëndruar në trafik pas reshjeve të dendura të shiut.

Shkruar nga Versus
Tirana "e paralizuar" nga trafiku, reshjet e shiut shkaktojnë
Pamje nga Tirana, 9 tetor

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë vështirësi të shumta në qarkullim si pasojë e nivelit të lartë të ujit në rrugë ku infrastruktura lë shumë për të dëshiruar sidomos në rrugën Tiranë-Durrës.

Kryeqyteti u zgjua sot nën reshje të dendura shiu dhe me rrugë totalisht të bllokuara për shkak të trafikut të madh të automjeteve. Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, u krijuar trafik kilometrik dhe mijëra qytetarë mbetën të bllokuar për orë të tëra. Versus.al

Poll