E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjaftojnë pak minuta shi, përmbytet rruga problematike mes dy lagjeve të Bulqizës

Vetëm pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që rruga mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës të mbulohet nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Problemi përsëritet edhe këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, për shkak të pamundësisë së kanalit ujëmbledhës që vjen nga Qafa e Buallit për të përballuar prurjet e mëdha të ujit që grumbullohen në të dyja anët e luginës.

Reklamë

Situata më problematike është krijuar në hyrje të terminalit të autobusëve, ku grumbullimi i ujit ka penguar qarkullimin normal.

Drejtuesit e automjeteve thonë se kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu, ndërsa kërkojnë ndërhyrje konkrete për zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Reklamë

“Akoma pa rënë shi, shumë probleme. Ka gjysmë ore që ka rënë shi, u bllokua përnjëherë. Ka 35 vite që nuk merren masa.”, është shprehur një drejtues mjeti.

Probleme nga reshjet janë raportuar edhe në Rrugën e Arbrit, pranë urës që lidh dy lagjet e Bulqizës, ku prurjet e ujit kanë rikthyer shqetësimet për infrastrukturën dhe menaxhimin e ujërave të shiut.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.