Pasi u fsheh pas kartonëve të krimit dhe korrupsionit pë rmiratimin e reformës territoriale, Edi Rama nxori kokën sot përmes një postimi për mediat.
Në këtë postim, Rama krenohet se vuri nën kontroll partinë e tij, të cilën e shantazhon dhe e kërcënon sa herë i duhet.
Në votim ishte e pranishme edhe Belinda Balluku, e kthyer në simbol të korrupsionit të Edi Ramës.
Ndërkohë, miratimi i njëanshëm i reformës territoriale ishte një tjetër goditje ndaj demokracisë shqiptare.
Edhe në këtë postim, Rama kërcënon sërish deputetët e tij duke thënë se i kanë zbuluar ‘duart e pista’ që ndërhynë dje për të mos lejuar miratimin e një reforme të njëanshme dhe antikushtetuese.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama.
© SYRI.net