Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

    Reshjet e shiut në Kukës, rënie inertresh në disa akse! Drejtuesit këshillohen të lëvizin me kujdes

    Ekuador/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës drejt Europës, 21 të arrestuar. Trafikuan mbi 42 tonë drogë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ekuador/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës drejt Europës, 21 të arrestuar. Trafikuan mbi 42 tonë drogë
    Botë

    Ekuador/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës drejt Europës, 21 të arrestuar. Trafikuan mbi 42 tonë drogë

    October 9, 2026
    Ekuador/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës drejt Europës, 21 të arrestuar. Trafikuan mbi 42 tonë drogë

    Një operacion policor në Ekuador, i zhvilluar në bashkëpunim me Europol dhe Gardën Civile të Spanjës, çoi të enjten në arrestimin e 21 personave, të dyshuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Mes të arrestuarve është edhe një nga financuesit e kreut të organizatës kriminale “Los Lobos”, sipas autoriteteve ekuadoriane.

    “Arrestuam Jackson Felipe Zambrano, një nga financuesit kryesorë të personit të njohur me pseudonimin ‘Pipo’”, njoftoi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, përmes një postimi në rrjetin social X.

    Presidenti theksoi se rrjeti kriminal, i goditur në bashkëpunim me Gardën Civile spanjolle dhe Europol, agjencinë e Bashkimit Europian që mbështet hetimet e nisura nga shtetet anëtare, fshihte ngarkesa droge me një vlerë prej 1 miliard e 765 milionë dollarësh.

    Personi i njohur me pseudonimin “Pipo”, emri i vërtetë i të cilit është Wilmer Chavarría, është drejtuesi kryesor i “Los Lobos”, një prej organizatave kriminale më të mëdha në Ekuador, e shpallur nga Shtetet e Bashkuara si organizatë e huaj terroriste në vitin 2025. Ekuadori ka kërkuar ekstradimin e tij nga Spanja, ku ai ndodhet që prej vitit 2022.

    Rrjeti kriminal i goditur dyshohet se ka trafikuar më shumë se 42 tonë kokainë që nga viti 2019, deklaroi për mediat ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg. Ngarkesat e drogës dërgoheshin drejt Spanjës, Belgjikës, Portugalisë dhe Holandës.

    Gjatë operacionit, autoritetet kryen 23 kontrolle në provincat bregdetare Guayas dhe Los Ríos të Ekuadorit. Mes personave të arrestuar janë edhe dy efektivë policie në detyrë.

    Kjo nuk është hera e parë që operacionet e zhvilluara në bashkëpunim me forcat europiane të sigurisë zbulojnë përfshirjen e punonjësve aktivë të policisë në veprimtari kriminale.

    Sipas ministrit Reimberg, hetimet kanë zbuluar gjithashtu lidhje të dyshuara të 15 kompanive që eksportojnë fruta, kakao, produkte deti dhe lëndë drusore me mafian ballkanike.

    Rrjeti kriminal e siguronte drogën në Kolumbi dhe më pas e transportonte drejt Ekuadorit, prej nga ku ngarkesat dërgoheshin përmes rrugëve detare drejt Europës, sqaroi policia në një deklaratë zyrtare.

    Prokuroria e Ekuadorit njoftoi në rrjetin social X se masa ligjore ndaj personave të arrestuar do të përcaktohet nga një gjykatës gjatë orëve në vijim.

    Ekuadori ndodhet mes Kolumbisë dhe Perusë, dy vende që, sipas Kombeve të Bashkuara, renditen ndër prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë.

    Paralelisht me zgjerimin e organizatave kriminale, vendi është shndërruar në një qendër të rëndësishme logjistike për grumbullimin dhe shpërndarjen e drogës drejt tregjeve ndërkombëtare, sipas autoriteteve.

    Gjatë vitit 2025, autoritetet ekuadoriane sekuestruan më shumë se 214 tonë drogë, ndërsa nga fillimi i vitit 2026 deri më tani janë sekuestruar rreth 170 tonë, sipas të dhënave të bëra publike nga ministri i Brendshëm, John Reimberg.

    21 të arrestuar 42 tonë kokainë Ekuador goditet rrjeti i trafikut hetime ndërkombëtare kokainë në Europë Krimi i organizuar kronika ndërkombëtare lufta kundër narkotikëve operacion antidrogë organizatë kriminale policia e Ekuadorit rrjet ndërkombëtar droge sekuestrim droge siguria në Europë trafik droge trafik Kokaine trafik ndërkombëtar droge trafiku i drogës drejt Europës trafiku i narkotikëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

    October 9, 2026

    Reshjet e shiut në Kukës, rënie inertresh në disa akse! Drejtuesit këshillohen të lëvizin me kujdes

    October 9, 2026

    Ekuador/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës drejt Europës, 21 të arrestuar. Trafikuan mbi 42 tonë drogë

    October 9, 2026

    Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë, votimi i dha Shqipërisë një shtysë modernizuese

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.