Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, disa orë pasi Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.
Në reagimin e tij, Rama e cilësoi votimin si një tjetër shtysë për modernizimin e vendit.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkruan Rama.
Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese🇦🇱 Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste🌹
— Edi Rama (@ediramaal) October 9, 2026
Rama shkon të votojë në Parlament për Reformën Territoriale
Reforma territoriale, Tabaku thirrje deputetëve të PS-së: Mos e votoni, qytetarët nuk janë dëgjuar
Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja
- 10:19 OKB: El Niño pritet të zgjasë deri në shkurt, arrin fuqi rekord në dhjetor
- 10:09 Kreu i SPAK-ut pret komisionerin evropian McGrath, në fokus të takimit Kodi Penal dhe retorika politike ndaj institucionit
- 10:02 Pentagoni harton planin e goditjes tre-ditore ndaj Iranit, tri aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme
- 09:54 Messi në mesin e miliarderëve të sportit, ja sa ka fituar gjatë karrierës
- 09:47 Miku i vjetër” ishte në Moskë, zbulohet se me kë e festoi Putin ditëlindjen e 74-të, Kremlini publikon foton
- 09:47 Sulme të ndërsjella mes Ukrainës dhe Rusisë, 2 persona të vdekur në Belgorod dhe 1 i vrarë e 7 të plagosur në Zaporizhia