AKTUALITET /

U arrestua për ryshfet, lirohet nga qelia administratori i Inceneratorit të Elbasanit

Leli Kraja do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Shkruar nga Versus
U arrestua për ryshfet, lirohet nga qelia administratori i Inceneratorit
Leli Kraja

Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien në arrest shtëpie të Leli Krajës, administratorit të inceneratorit të Elbasanit që u arrestua disa ditë më parë për ryshfet. 

Avokati Lefter Xhengo theu bojkotin për t'u paraqitur në seancë plenare.

Kraja u arrestua në flagrancë sapo kishte marrë shumën prej 4 milionë lekësh si ryshfet nga një biznesmen këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji. Kompania "Eco Elb" që administrohej nga Kraja rezulton të jetë kompani publike në pronësinë e bashkisë Elbasan e cila ka 52% të aksioneve dhe supozohet të trajtojë mbetjet urbane të gjithë qarkut përfshirë dhe inceneratorin që nuk ekziston.  Versus.al

Poll