
Vlorë- Një armë e tipit “snajper” me precizion të lartë është gjetur në fshatin Tragjas. Arma është zbuluar rreth një muaj më parë.
Informacionet bëjnë me dije se snajperi ishte mbështjellë dhe groposur nën tokë dhe u pikas nga një bari i zonës i cili njoftoi policinë.
Snajperi u dërgua në Tiranë për ekzaminim dhe për të verifikuar nëse ka gjurmë apo shenja të tjera që mund të ndihmojnë hetimin apo nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Versus.al

