E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Do mbeten vetëm copa mishi nga ju”, emailet kërcënuese në institucionet shtetërore, reagon policia

Policia e Shtetit ka reaguar pas mbërritjes së disa emaileve kërcënuese që kanë mbërritur në adresat e institucioneve shtetërore, gjykata dhe bashki.

Emaili informonte punonjësit për vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa policia në njoftimin për media bën me dije se deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Reklamë

“Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Reklamë

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit”, njofton policia.

Mesazhi, i cili përmbante kërcënime me shpërthim dhe vrasje për motive që lidhen me Kosovën, u dërgua në disa adresa elektronike dhe iu shpërnda rreth 140 personave.

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.

Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi.

Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhej në e-mailin kërcënues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.