Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Kam vënë bombë, shpërthen pas 1 ore", ALARMI në disa institucione, Policia vihet në lëvizje pas kërcënimit me E-MAIL (PËRMBAJTJA)

Shkruar nga Newsbomb

"Kam vënë bombë, shpërthen pas 1 ore", ALARMI

Një mesazh kërcënues për një shpërthim me bombë ka alarmuar institucionet e sigurisë dhe Policinë e Shtetit, e cila menjëherë është vënë në lëvizje me kontrolle dhe verifikim të kushteve të sigurisë.

Dërguesi prezantohet si “udhëheqësi i milicisë serbe” dhe pretendon se ka vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesën e institucionit, duke paralajmëruar se shpërthimi do të ndodhte pas një ore.

"Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit", njofton Policia.

"Kam vënë bombë, shpërthen pas 1 ore", ALARMI

Mesazhi është dërguar në adresën elektronike të 150 institucioneve dhe dyshimet janë se alarmi është i rremë, pasi Policia e Shtetit thotë se nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në përmbajtjen e email.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese