Autoriteti i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite bëri me dije se tre qytetarë sauditë kanë humbur jetën si pasojë e dy sulmeve në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite.
Disa persona mbetën gjithashtu të plagosur nga këto sulme, ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil raportoi se të plagosurit janë të kombësive të ndryshme. Ata janë transferuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Autoriteti saudit i transportit ajror sqaroi se sulmi i parë kishte në shënjestër objektet e aeroportit, ndërsa i dyti një aeroplan të Saudi Airlines.
Si pasojë e këtyre sulmeve, operacionet e fluturimit në aeroport janë pezulluar.