web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimi i Territoriales/ Balla thumbon opozitën: I keni bërë llogaritë gabim

9 Tetor 2026, 10:44, Politikë CNA

Votimi i Territoriales/ Balla thumbon opozitën: I keni bërë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas votimit të Reformës Administrative Territoriale, duke komentuar edhe protestën e opozitës gjatë seancës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla thekson se as molotovët, gurët, vezët apo bidonët me ujë, brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, nuk do ta pengojnë Partinë Socialiste të vijojë reformat që, sipas tij, i duhen Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët, janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE”, shprehet Balla.

Në përfundim të reagimit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së përdor një shprehje popullore për të nënvizuar vendosmërinë e mazhorancës për të vijuar procesin e reformave.

“Siç thotë populli në këto raste, qentë le të lehin, karvani europian i Shqipërisë ecën përpara”, përfundon Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga