web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJKKO nxjerr nga qelia administratorin e inceneratorit të Elbasanit, ja masa e sigurisë

9 Tetor 2026, 10:50, Aktualitet CNA

GJKKO nxjerr nga qelia administratorin e inceneratorit të Elbasanit, ja

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja dhe e ka lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

Në seancën gjyqësore është paraqitur avokati i caktuar kryesisht, Lefter Xhengo, duke thyer bojkotin e avokatëve. Kaja është arrestuar pasditen e 5 tetorit në Elbasan.

Vënia e tij në pranga vjen në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme për menaxhimin e mbetjeve dhe marrëdhëniet financiare të kompanisë publike “ECO-ELB” sh.a. me bashkitë e qarkut.

Mësohet se Kaja është kapur në zonën e Fushë Mbretit e njohur edhe si lagjja “Skënderbej” e Elbasanit. Operacioni u krye nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nga sektori i operacionales.

Inceneratori i Elbasanit ishte një investim prej 24 milionë eurosh dhënë nga qeveria shqiptare në dhjetor të 2014 me një shpejtësi rrufe, që firmosi vendimin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ku 14 institucione u përgjigjën brenda ditës, para të shqiptarëve të çuara dëm, pasi ky incenerator nuk punon./CNA





Lajmet e fundit nga