Reshje intesive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët në Tiranë me orë në trafik! Lezha e Fieri pa energji elektrike (PAMJET)
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
FOTOLAJM/ Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales 9 Tetor, 07:42 ...
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë, i moshuari “shpërthen” n...
Vrasja e Lulzim Mashës është organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi, Eldi Dizdari dhe Sandër Baho, por ngjarja mbeti në tentativë, pasi arma iu bllokua Skerdi Tasit, duke mos mundur ta vrasin Mashën.

ITALI- Është arrestuar në Itali, Aleksandër Baho, vëllai i Klevin Bahos, i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në zonën e Peqinit, ngjarje e ndodhur më 1 korrik 2019 në Peqin.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se arrestimi i Bahos në Itali është kryer pas një vendimi të marrë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, pasi SPAK kishte kërkuar caktimin e “Arrestit në burg” si i përfshirë në grup kriminal për vrasjen e Lulzim Mashës në Tiranë, pronarit të shkollës “Willson” në kryeqytet.
Vrasja e Lulzim Mashës është organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi, Eldi Dizdari dhe Sandër Baho, por ngjarja mbeti në tentativë, pasi arma iu bllokua Skerdi Tasit, duke mos mundur ta vrasin Mashën.
Ngjarja lidhet për një borxh financiar. Ndërkohë, për këtë rast prokuroria e posaçme SPAK ka marrë të pandehur dhe dërguar në gjyq edhe Suel Çelën. Emri i Sandër Bahos ka dalë në dëshminë e bashkëpunëtorit të prokurorisë SPAK, Nuredin Dumani.
I penduari ka dhënë dy herë shpjegime, ku ndryshe nga deklarimi i parë i muajit prill 2022, në qershor 2023, kur është pyetur para prokurorëve dhe oficerëve të SPAK, ka përmendur emrin e Aleksandër Bahos, i cili në Elbasan njihet ndryshe me nofkën “Sakati”.
“Sakati” është vënë nën hetim për ngjarjen kriminale të goditjes me armë me qëllim vrasjen e pronarit të shkollës “Willson”, Lulzim Masha. Aleksandër Baho, prej disa vitesh qëndron në Itali.
Ndërsa në korrik 2019 i shpëtoi një atentati me armë në zonën e Peqinit. Por në këtë sulm mbeti i vrarë vëllai i tij, Klevin Baho.
“Sakati” njihet si një lidhje e ngushtë e Erjon Alibej dhe vëllait të këtij të fundit, Endrit Alibej (Tarzani), i vrarë në dhjetor 2018.
Sipas rrëfimit të dytë të Nuredin Dumanit, përveç Suel Çelës që i kishte dhënë kontaktin e një personi ende të paidentifikuar dhe që i interesonte vrasja e Mashës, një person i tretë rezulton se del në zhvillimin e negociatave dhe sigurimin e bazës materiale për vrasjen e Lulzim Mashës.
Dumani ka shpjeguar se Aleksandër Baho është njeriu që ka shkuar dhe e ka takuar në Gjilan të Kosovës, duke i premtuar garanci në pagesa dhe sigurim të armëve, me qëllim kryerjen e vrasjes së Mashës.
Armët, një motor dhe premtimi për pagesën janë marrë pikërisht tek Aleksandër Baho, me qëllimin e vetëm kryerjen e ekzekutimit të Lulzim Mashës.
Sipas Dumanit, Baho i ka thënë që vrasjen e Mashës ta realizonin edhe me qëllimin për t'u afruar, miqësuar dhe lidhur aleancë me Suelin.
Nisur nga kjo situatë, SPAK ka vënë nën hetim Aleksandër Bahon, ndërsa ende nuk është lëshuar për të një masë sigurimi personal. Për atentatin e kryer në Tiranë ndaj Lulzim Mashës, SPAK akuzon si pjesëmarrës Skerdi Tasen, Henrik Hoxhën, Nuredin Dumanin dhe Suel Çelën. Ndërsa tashmë ka vënë në hetim edhe Aleksandër Bahon.
Por sërish Nuredin Dumani, për këtë rast, nuk është në gjendje të tregojë para hetuesve se kush është personi me të cilin ai ka biseduar në aplikacionin “Matrix”, duke ndarë me të pazarin përfundimtar për vrasjen e Lulzim Mashës, kundrejt 150 mijë eurove.
Dumani shpjegon se këtë kontakt ia ka dhënë Suel Çela dhe më pas ai ka vijuar vetë bisedat. Por bashkëpunëtori nuk tregon emrin e personit që ka lidhur kontratën e vdekjes.
Dumani tregon protagonizmin e vetes së tij, Skerdi Tasit, Henrik Hoxhës, Suel Çelës dhe së fundi rolin e Aleksandër Bahos në goditjen e Lulzim Mashës. Por çuditërisht harron të thotë emrin e Eldi Dizdarit, megjithëse ky emër ka dalë në gjykatë si i përfshirë në këtë ngjarje./Syri.net
Shqipëria, me një sipërfaqe relativisht të vogël, ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, të lasht&eum...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas email-et kërcënuese që u dërguan në disa institucione shtetëror...
FIER- Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektr...
Leli Kaja TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest ...
SHBA- Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner i jep fund spekulimeve mbi projekt...
foto ilustruese EUROPË- Euro arriti një minimum 17-mujor kundrejt dollarit në tregtimet e hershme të së hënës, ndër...
pamjet nga përmbytjet TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se disa...
BURREL- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçan&e...
pamjet TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në Tiranë paraqitet i vështirë këtë të premte, ku që në orë...
foto ilustruese TIRANË- Disa institucioneve në Shqipëri u është dërguar një email me përmbajtje kërcënues...