Aktualitet

Mesazh për bombë në institucione, ja çfarë thotë Policia e Shtetit!

Një alarm për bombë vuri në lëvizje Policinë e Shtetit, pasi në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, ku pretendohet se janë vendosur lëndë shpërthyese në ambientet e tyre.

Pas marrjes së njoftimit, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar vërtetësinë e kërcënimit.

Sipas njoftimit zyrtar, deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese në institucionet e përmendura.

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit, thuhet në njoftim.