Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas votimit të mesnatës në Kuvend të Reformës Administrative Territoriale.
Referuar protestave, shkruan se “molotovët dhe gurët” nuk do ta pengojnë Partinë Socialiste të vijojë reformat që sipas tij, i duhen Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë.
Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.
Siç thotë populli në këto raste, qentë le të lehin, karvani europian i Shqipërisë ecën përpara.
Drafti socialist i Reformës Territoriale u votua në parlament me 85 vota pro dhe 34 kundër. Kjo reformë parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive të qeverisjes vendore.