U arrestua për shitblerje votash, lirohet nga burgu administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
Lajmifundit
/
9 October 2026, 10:29
Aktualitet

Leli Kaja, administratori i EcoAlb i arrestuar nga SPAK nën dyshimet për korrupsion, është liruar nga burgu. Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në seancën gjyqësore është paraqitur avokati i caktuar kryesisht, Lefter Xhengo, duke thyer bojkotin e avokatëve.
Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë vjen në kuadër të procedimit penal ndaj Kajës, i cili u arrestua nga SPAK nën dyshimet për përfshirje në korrupsion.


