E dënuar me mbi 6 vite burg për mashtrime me call center, edhe Antoneta Malo kërkon shtyrjen e dënimit: Kam dy fëmijë të mitur
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin “Transaksioni 2”, duke ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për ushtrim të palicencuar të veprimtarive financiare.
Mes tyre, 11 persona janë vendosur në “arrest shtëpie”, ndërsa për tre të tjerë janë caktuar masa të tjera sigurie. Gjatë kontrolleve në banesa dhe subjekte tregtare, policia sekuestroi mbi 4.4 milionë lekë, si dhe shuma të konsiderueshme në euro, paund dhe dollarë.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit: Etland Dhamo, Hasan Shametaj, Enis ikonomi, Admir Iljazi, Laurenc Toska, Luan Zenelaj, Fatmir Dervishaj, Viktor Binaj, Denis Arapi, Rinush Stavri, Çlirim Sino.
“DVP FIER/ FINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI POLICOR “TRANSAKSIONI 2”.
Ekzekutohen 11 masa sigurimi personal “Arrest në shtëpi” dhe 3 masa sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, për 14 shtetas.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Transaksioni 2”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë ekzekutimi i urdhrave të prokurorit, në zbatim të vendimit të gjykatës, për 14 shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.
Në zbatim të vendimit të gjykatës, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit:
Për shtetasin Ç. S., nisi procedimi penal, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë sportive tip pistoletë, dy mjete prerëse dhe një fishek, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 3 shtetase të tjera.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në njësitë tregtare dhe banesat e shtetasve të përfshirë në hetim, u gjetën dhe u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në monedha të ndryshme, konkretisht:
* 4 461 000 lekë;
* 92 390 euro;
* 8 215 paund;
* 19 022 dollarë;
* 220 franga;
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon angazhimin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare”, shkruan Policia.
Top Channel