LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reshje intensive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët në Tiranë me orë në trafik! Lezha e Fieri pa energji elektrike (PAMJET)

• Reshjet intensive kanë shkaktuar situata problematike në vendin tonë. • Si pasojë e reshjeve, Tirana u "paralizua" nga trafiku në disa prej akseve kryesore rrugore. • Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, u krijua një trafik kilometrik. •Edhe në disa qarqe të tjera të vendit reshjet e shiut kanë krijuar disa problematika. • Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. • Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes, ndërsa në terren ndodhen kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës. • Në Durrës disa rrugë patën prezencë të shtuar uji duke vështirësuar qarkullimin. •Fatmirësisht situata tani paraqitet e qetë dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht. • Në Fier, reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër. • Edhe në Lezhë, shiu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. • Bëhet me dije se ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës. • Ndërkohë në qytetin bregdetar të Vlorës prezenca e shtuar e ujit krijoi vështirësi në qarkullim. • Situata më problematike paraqitet në bulevardin Ismail Qemali dhe bulevardin e Palmave.

5 artikuj për këtë temë.

12 ORE ME PARE

VIDEO/ Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët

LEZHË- Reshjet e shiut ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Bëhet me dije se ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës.

Ndërkohë, në lagjen Skënderbej, një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa. Ngjarja krijoi shqetësim tek banorët, ndërsa në njërën prej shtëpive janë konstatuar dëmtime të pajisjeve elektrike./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike(VIDEO)

Reshje intensive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët

FIER- Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër. Defekte si pasojë e motit të keq janë shkaktuar edhe në zonat rurale të Lushnjes.

Defektet u shkaktuan si pasojë e shkarkesave elektrike që prej mbrëmjes së të enjtes kur energjia u ndërpre fillimisht në fshatrat e Levanit. Sot në mengjes me përkeqësimin e motit defekte ndodhën edhe në zona të tjera.

Vetëm në Bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër janë jashtë funksionit tetë fidera. Për shkak të shkarkesave veçanërisht të shpeshta elektrike që po shoqërojnë reshjet e shiut, nuk ka nisur ende puna për riparimin e defekteve.

Probleme janë shfaqur edhe në disa akse rrugore brenda qyteteve dhe në ato interurbane pas bllokimit të shimbledhësve, por deri tani nuk ka raportime për bllokim të qarkullimit rrugor./Dosja.al

13 ORE ME PARE

VIDEO/ Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Reshje intensive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët
pamjet nga përmbytjet

TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se disa rrugë janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëve.

Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar, ndërsa drejtuesit e automjeteve po hasin vështirësi, veçanërisht në segmentet ku niveli i ujit është më i lartë.

Situata e krijuar nga reshjet ka sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor, ndërsa përmbytjet në rrugët e qytetit rikthejnë problematikat që shfaqen gjatë episodeve me reshje shiu./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Skuraj, situata problematike edhe në zonën e Shkopetit

Reshje intensive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët

BURREL- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçanërisht në zonën e Shkopetit. Si pasojë e reshjeve intensive, disa gurë janë shkëputur nga shpati i malit dhe kanë përfunduar në rrugë, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Përveç rrëshqitjeve të gurëve, rruga paraqet edhe probleme të tjera, si gropat e shumta në asfalt, mungesa e barrierave mbrojtëse anësore dhe e sinjalistikës rrugore. Drejtuesit të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, veçanërisht në kohë me reshje shiu dhe gjatë orëve të natës./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Shiu "paralizon" Tiranën, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit(VIDEO)

Reshje intensive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët
pamjet

TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në Tiranë paraqitet i vështirë këtë të premte, ku që në orët e para të mëngjesit janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Situata më problematike raportohet në Unazën e Madhe, në segmentin nga Astiri në drejtim të Saukut. Në këtë aks, automjetet po lëvizin me vështirësi, ndërsa në disa pjesë janë krijuar radhë kilometrike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në ngadalësimin e qarkullimit, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen për shkak të fluksit të lartë të automjeteve gjatë orarit të mëngjesit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në segmentet ku trafiku paraqitet më i rënduar./Dosja.al

reshjet e shiut

Sondazh

Poll

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta