web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EKSKLUZIVE/ Gjykata Administrative: Pezullimi i licencës së avokatit për shkak të bojkotit, i paligjshëm

9 Tetor 2026, 11:25, Aktualitet CNA

EKSKLUZIVE/ Gjykata Administrative: Pezullimi i licencës së avokatit

Maks Haxhia ka marrë "peng" Dhomën Kombëtare të Avokatisë për interesat e klientëve të tij në GJKKO për të shtyrë seancat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

CNA ka siguruar një vendim të Gjykatës Administrative të dhënë me 19 mars të vitit 2026 në lidhje me pezullimin e licencës së avokatit për shkak të bojkotit, i cili thekson se pezullimi i licencës së avokatit është i paligjshëm.

(Vendimin e plotë të Gjykatës Administrative dhe arsyetimin do ta sjellim në një tjetër shkrim pasardhës.)

Maks Haxhia ka kërcënuar avokatët se do t'u pezullojë licencat në qoftë se thyejnë bojkotin e vendosur nga ai, i cili i ndalon të shkojnë në seancat gjyqësore vetëm në GJKKO.

Ky bojkot, i cili mban peng avokatët, është vendosur pas nxjerrjes së një rregulloreje nga kreu i kësaj gjykate, Erjon Bani, rregullore, e cila është, në fakt, e konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe deri tani asnjë institucion ndërkombëtar, përfshirë këtu ambasadën e SHBA-së apo BE-së dhe institucione të tjera, nuk kanë reaguar kundër kësaj rregulloreje, pasi është e gjitha në standardet dhe në përputhje me rregullat e Bashkimit Europian.

Por është gjetur si “kalë beteje” nga Maks Haxhia për të bojkotuar, kur, në fakt, problemi shqetësues qëndronte te gazetarët, të cilët duhet të mbajnë telefonat dhe duhet të raportojnë live.

Pse i duhet telefoni një avokati në seancë gjyqësore, kur nga ana tjetër sapo dalin foto apo materiale nga gjykata, bërtasin dhe ulërasin 'pse po dalin provat'? Kjo është një gjë shumë kontradiktore.

E vërteta është që shqetësimi qëndronte te gazetarët, por avokatët pse duhet të bojkotojnë?

Qëllimi i Maks Haxhisë është të shtyjë pa mbarim seancat në lidhje me disa klientë të tij, ku kuptohet tani: ka Ergys Agasin, Ajola Xoxën që lidhet me çështjen e Veliajt e të tjerë.

Disa avokatë që janë paraqitur në seancë kanë thënë se 'ne duam të marrim pjesë, po qëndrojmë në sallë, por nuk mund të marrim sepse na kërcënon Maks Haxhia me heqjen e licencës'.
Kur, në fakt, heqja e licencës për shkak të bojkotit është konsideruar e paligjshme nga Gjykata Administrative.

VIJON…./ CNA





Lajmet e fundit nga