Tentonte të shiste kokainë dhe kanabis pranë një shkolle në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari

9 Tetor 2026 | 11:43

Një 17-vjeçar është arrestuar këtë të premte pranë një shkolle në Vlorë, pasi tentonte të shiste lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis.

Sipas raportimeve të policisë, në këtë operacion është proceduar penalisht bashkëmoshatari i tij, pasi të dy u kapën në flagrancë në lagjen “Pavarësia”, duke qarkulluar me automjetin që drejtohej pa leje nga 17-vjeçari i arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për dy shtetas që do të shisnin doza të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave të qytetit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Shkolla të pastra”.  

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Orikum, dhe u procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar, banues në Dukat.      

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në afërsi të një shkolle, në lagjen “Pavarësia”, duke qarkulluar me automjetin që e drejtonte pa leje, 17-vjeçari që u arrestua.  

Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve, u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 3 celularë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja e call centerave, GJKKO pranon kërkesën e një tjetër të dënuare për pezullimin e dënimit

Pas Greta Gjocit një ditë më parë, GJKKO ka pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit edhe për Antoneta Malon, të dënuar në dosjen...
11:24 | 09/10/2026

Mesazhet kërcënuese në disa institucione, policia: Nuk është evidentuar asnjë lëndë shpërthyese

Policia e Shtetit ka reaguar për sa i përket mesazheve kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione. Sipas raportimit të policisë, pas këtij njoftimi...
10:52 | 09/10/2026

Lirohet nga burgu administratori i inceneratorit të Elbasanit, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Leli Kaja administratori i ECO-ELB (inceneratori i Elbasanit) i arrestuar nga SPAK për korrupsion në vlerën e 4 milionë lekëve të vjetra është liruar nga...
10:47 | 09/10/2026