Reshje intesive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët në Tiranë me orë në trafik! Lezha e Fieri pa energji elektrike (PAMJET)
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
FOTOLAJM/ Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales 9 Tetor, 07:42 ...
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë, i moshuari “shpërthen” n...
Ajo u ndal edhe te rasti i deputetëve që, sipas saj, mbajtën fjalime kundër ndryshimeve territoriale, por në fund votuan pro tyre.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në Kuvend. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Zhupa ka akuzuar deputetët socialistë për mospërputhje mes qëndrimeve të shprehura gjatë diskutimeve dhe votës së tyre në favor të reformës.
Ajo u ndal edhe te rasti i deputetëve që, sipas saj, mbajtën fjalime kundër ndryshimeve territoriale, por në fund votuan pro tyre. Zhupa theksoi se përfaqësimi politik kërkon përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe elektoratit, duke sjellë si shembull kundërshtimet e banorëve që nuk dëshirojnë ndryshimin e bashkive të tyre.
Reagimi i Zhupës:
Nuk kisha parë, jo si deputete, se 5 vjet kam, por si pedagoge, si njeri që ka studiuar shkencën politike, nuk kisha parë ndonjëherë të më thonin që deputeti të mbajë fjalim kundër e të votojë pro. S’kisha parë!
Mund ta kishte mbajtur qëndrimin një X apo Y dhe të mos fliste fare, mos t’i hapej goja, ta zinte turpi, në qoftë se kanë turp, po jo, kam parë njerëz që nuk kanë turp, njerëz që as nuk skuqen, as nuk zverdhen. Njerëz që nuk i përgjigjen elektoratit të tyre, njerëz që thonë: “Ne ju takojmë çdo të premte në orën 5, ju dëgjojmë, mbajmë shënim, ju thoni: Mos na hiqni bashkinë, dhe ne votojmë që t’ia heqim bashkinë.” Nuk kisha parë! Sinqerisht, nuk kisha parë!
Deputetë që bënin sikur po kalonin një traumë personale nga votimi, dhe pastaj, si dele aty, “bee, bee, bee”, bam, bam, bam, votuan të gjithë: 85 vota.
Sollët atje të gjithë ata që i komandoni me sustë, ca që kërkohen edhe nga drejtësia. Dhe aty, me kryeministrin të parin, që duhet të jetë i pari objekt dhe subjekt i SPAK-ut, me znj. Balluku, që i mbrojtët mandatin dhe erdhi jua shpërbleu, me deputetin e Selenicës, që mbajti fjalim edhe e votoi pro, me Erion Braçën, që e ka mësuar si zakon të flasë kot dhe pastaj voton sipas partisë!
Unë nuk kam parë të tillë depersonalizim. Edhe më vjen shumë keq, se në fund të fundit ju votuat 85 veta, po 80 veta thjesht votuan dhe nuk folën, mbajtën qëndrim pro, bënë sikur ishin pro. Dhe nuk u mor njeri me ta.
Por të dalësh edhe të mbash gjithë popullin dhe t’u thuash qytetarëve: “Ç’ke ti, se do t’ju mbroj unë, se unë jam kundër”, të bësh status e të mbash fjalim dhe në fund të votosh pro… Nuk e di!
Përfaqësim është të kesh përgjegjësi. Ka pasur, historia politike ka njohur përjashtime nga grupet. Po kanë qenë njerëz që mbahen mend.
Kanë qenë njerëz me dinjitet, që i kanë qëndruar të vërtetës së tyre. Që i kanë qëndruar asaj që besojnë dhe asaj që u ka kërkuar ndërgjegjja ose elektorati i tyre.
Po njerëz tashmë të depersonalizuar, pa ndërgjegje, pa pyetur elektoratin, dhe ne duhet të flasim dhe t’i besojmë që kemi demokraci.
Po kjo është autokracia: vendos njëshi, zbatojnë të tjerët. Çfarë ka të ndryshme autokracia? Ku deputeti nuk është më përfaqësues i popullit, po përfaqësues i autokratit./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pasi i "terrorizoi" deputetët e vet që të votonin pro Reformës administrative Territoriale...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend. Me an&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar atë si nj&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre, në...
Belinda Balluku TIRANË- Ish-zv.kryeministraj Belinda Balluku u shfaq në Kuvend gjatë seancës për votimin e reformës admi...
TIRANË- Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi sot reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori kons...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha në Kuvend se kërkesa e opozitës p...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro, që do të ulë numrin e bashkive në Shqip&eu...
Edi Rama TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë miratimit të reform&...
TIRANË- Reforma e re administrativo-territoriale u miratua pak pas mesnate mes tensioneve dhe debateve të shumta. Projektligji mori 85 kar...