Live Updates /

PS miraton ‘Reformën Territoriale’ që shkrin 15 bashki, Braçe shkel premtimin dhe voton pro! Rama: Shtysë modernizuese

*Reforma Territoriale u miratua rreth orës 01:00 pas mesnate me votat e Partisë Socialiste dhe PSD të Tom Doshit. Pas votimit me 85 vota pro, deputetët e PD hodhën vezë dhe ujë kundrejt kryeministrit Edi Rama i cili ishte i pranishëm deri në momentin e votimit dhe më pas u largua i buzëqeshur. *Edhe deputetë që kishin shprehur kundërshtimet e tyre, nuk dolën kundër urdhrit të Ramës. Mes tyre edhe Erion Braçe i cili shkeli premtimin e dhënë gjatë debatit në Kuvend dhe votoi pro reformës për shkrirjen e 15 bashkive. *Pas miratimit, kryeministri Edi Rama tha se kjo reformë do të japë një shtysë të mëtejshme për modernizimin e vendit ndërsa kritikoi edhe ata të cilët menduan se mund të kishte ‘surpriza’ nga debati i brendshëm në PS. *Me miratimin e reformës, tanimë bashkitë në Shqipëri do të mbeten vetëm 46 nga 61 që ishin deri më tani.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

Shkrirja e 15 bashkive u votua edhe nga 'zërat kundër', Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë me PS

PS miraton ‘Reformën Territoriale’ që shkrin 15 bashki,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Territoriale që përmban shkrirjen e 15 bashkive të vendit. Ai tha se pavarësisht debateve të brendshme të PS ku pati edhe zëra kundër, miratimi i reformës i dha vendit një shtysë modernizuese dhe u tregoi të gjithëve se nuk duhet të presin 'surpriza' brenda PS.  

"Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste"- shkroi Rama në rrjetin social "X". Versus.al

3 ORE ME PARE

Ktheu mbrapsht premtimin dhe votoi shkrirjen e 15 bashkive, Braçe: Jam kundër, por zgjodha qytetarin

PS miraton ‘Reformën Territoriale’ që shkrin 15 bashki,

Pavarësisht se ishte një prej zërave më kritikë brenda PS dhe deklaroi se ishte kundër Reformës Territoriale, në seancën plenare, socialisti Erion Braçe dha votën pro për shkrirjen e 15 bashkive. I pyetur nga gazetarët përse ndryshoi qëndrim në moment të fundit, Braçe tha se do të fliste në një moment tjetër për të dhënë shpjegimet. 

Më herët, Braçe deklaroi se i duhej të zgjidhte nëse duhej të luftonte apo të largohej nga PS duke iu referuar ultimatumit të Ramës.

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale…

Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën…

Gazetari: Pse votuat, pro, zoti Braçe?

Erion Braçe: E shpjegoj nesër.

Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendoset në momentin e fundit të votoni pro?

Erion Braçe: …qytetarët…

Gazetari: Pse vendosët që në momentin e fundit të votoni pro, ju…?

Erion Braçe: Jam kundër, edhe një herë. Jam kundër kësaj harte…

Gazetari: Por nuk zgjodhet qytetari, zgjodhët partinë.

Erion Braçe: Jo, kam zgjedhur eksaktësisht qytetarin. Versus.al

5 ORE ME PARE

Asnjë surprizë! Socialistët votojnë “në rresht” Territorialen! Reforma miratohet me 85 vota në 01:00 të mëngjesit

PS miraton ‘Reformën Territoriale’ që shkrin 15 bashki,

Pavarësisht debateve në seancën maratonë për Reformën Territoriale ku u krijua ideja se mund të kishte edhe deputetë socialistë që do e votonin kundër, diçka e tillë nuk ndodhi. 

Të gjithë deputetët socialistë përfshi edhe Erion Braçen i cili vazhdimisht shprehte qëndrimim e tij kundër, e votuan në rresht projektligjin për Territorialen që do të shkrijë 15 bashki ekzistuese. Votimi u bë rreth orës 01:00 të mëngjesit me praninë e kryeministrit Edi Rama i cili u paraqit në sallë vetëm për momentin e votimit. 

Në total Reforma mori 85 vota pro së bashku me ato të PSD të Tom Doshit. Ndërsa opozita reagoi ashpër pas miratimit të Territoriales. Versus.al

Poll