LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet për Dhomat e Specializuara/ Analiza: Çfarë pritet pas miratimit në Kuvend, kur fillon të prodhojë efekte ligji i ri

Brenda tetë ditësh nga data e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ligji parashihet të nënshkruhet dhe të shpallet nga presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Nëse ajo nuk vepron brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

9 Tetor 2026, 11:53 Nga E. D
Ndryshimet për Dhomat e Specializuara/ Analiza: Çfarë pritet
Gjykata Speciale

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Por, votimi në Kuvend nuk është edhe fundi i procesit.

Brenda tetë ditësh nga data e miratimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ligji parashihet të nënshkruhet dhe të shpallet nga presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Nëse ajo nuk vepron brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Flamur Hyseni, profesor i Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se vetëm pas publikimit të ligjit do të mund të vlerësohej saktësisht përmbajtja përfundimtare e ndryshimeve në të.

“Megjithatë, mbetet thelbësore që çdo ndryshim ligjor të jetë në përputhje me nenin 162 të Kushtetutës dhe me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, pohon Hyseni.

Por, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerësojnë për REL-in se, brenda afatit prej tetë ditësh, mbetet e hapur rruga që ndryshimet në ligj të kontestohen në Kushtetuese nga palët e autorizuara, përfshirë të paktën dhjetë deputetë dhe Avokatin e Popullit, siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse ndryshimet prekin juridiksionin, dënimet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara, të cilat nuk rregullohen vetëm me një ligj të zakonshëm”, thekson hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala.

Neni 162 i Kushtetutës u jep Dhomave të Specializuara status të veçantë. Çdo ndryshim ligjor, që eventualisht bie ndesh me këtë nen, mund të pretendohet si shkelje kushtetuese.

A e obligon automatikisht Gjykatën ligji i ri?

Ligji për Specialen, me ndryshimet e miratuara në Kuvend, parasheh, ndër të tjera, kufizimin e mandatit të Gjykatës në Hagë, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në juridiksionin e tyre te institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim.

Ky ligj parasheh, gjithashtu, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, si dhe mundësinë për falje presidenciale. Megjithatë, sipas Hysenit, Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe veprojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit të veçantë.

“Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk nënkupton zbatimin e tyre automatik në procedurat gjyqësore. Ligji duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa zbatimi konkret kërkon respektimin e pavarësisë gjyqësore, hierarkisë së normave juridike dhe detyrimeve ndërkombëtare”, thekson ai.

Shala, ndërkaq, pohon se në rast se ligji – përfshirë edhe ndryshimet në të – shpallet, ai bëhet pjesë e rendit juridik të Kosovës dhe synon të ndryshojë kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara. Por, edhe ai beson se ligji nuk e obligon menjëherë Specialen për zbatimin e tij.

“Jo automatikisht, dhe jo në mënyrën që mund të krijojë përshtypjen se Kuvendi mund t’i ndryshojë njëanshëm procedurat në Hagë”, thekson Shala.

Ai shton se funksionimi i Gjykatës Speciale mbështetet në Amendamentin 24 të Kushtetutës, Marrëveshjen e ratifikuar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe Marrëveshjen e Shtetit Pritës, me Holandën.

“Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë përparësi ndaj ligjeve të zakonshme. Për këtë arsye, Kosova nuk mund t’i ndryshojë vetëm me ligj të brendshëm obligimet që ka marrë ndaj Holandës, BE-së dhe mekanizmit të Dhomave të Specializuara”, thotë Shala.

Ai thekson se çdo transferim i personave, dosjeve, provave ose ekzekutim i dënimeve në Kosovë “kërkon procedura konkrete, bashkëpunim institucional dhe pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse”.

Vazhdimësia e ligjit të vjetër

Ligji për Dhomat e Specializuara, përfshirë ndryshimet në të, mund të prodhojnë efekte juridike vetëm pas shpalljes së tij në Gazetën Zyrtare dhe hyrjes në fuqi.

Ndikimi i mundshëm në vendimet dhe procedurat ekzistuese të Dhomave të Specializuara, thotë Hyseni, “mund të vlerësohet vetëm pasi të dihet përmbajtja përfundimtare e ligjit dhe të shqyrtohet kushtetutshmëria e dispozitave përkatëse”.

“Deri atëherë, çdo përfundim mbi efektet konkrete juridike do të ishte i parakohshëm”, thekson Hyseni.

Nga IKD-ja vlerësojnë se hyrja në fuqi nuk i anulon vetvetiu aktgjykimet apo vendimet e Dhomave të Specializuara.

Vetë teksti i miratuar, sipas Shalës, përcakton se rastet që janë në zhvillim para gjyqtarit të procedurës paraprake, Trupit Gjykues ose Panelit të Apelit vazhdojnë sipas ligjit të vjetër, deri në nxjerrjen e aktgjykimit nga Apeli.

“Pra, për lëndët që janë në ankesë, ndryshimet nuk e ndërpresin automatikisht procedurën në Hagë, dhe nuk e bartin menjëherë atë në Gjykatën Supreme të Kosovës”, thotë Shala.

Ai shton se ligji synon zbatim të menjëhershëm të disa dispozitave, përfshirë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, vuajtjen e dënimit në Kosovë dhe mundësinë e faljes individuale.

Por, sipas tij, këto dispozita nuk prodhojnë automatikisht pasoja ndaj vendimeve të formës së prerë ose marrëveshjeve për ekzekutimin e dënimit.

“Për vendimet përfundimtare, vetë ligji parasheh përdorimin e mjeteve të jashtëzakonshme juridike dhe standardeve kushtetuese, ndërsa çdo efekt duhet të jetë në pajtim edhe me Kushtetutën dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, thotë Shala./REL

gjykata speciale

Sondazh

Poll

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit