Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur si “Tetori Rozë”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama i ka ftuar gratë dhe vajzat që të gjejnë pak kohë për veten dhe të kryejnë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend.
"Dhe me thirrjen përmes kësaj videoje, në këtë TetorRozë, për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë", tha Rama.








Komente
Komento