
Sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, kujtoi një bisedë kyçe me Sergio Busquets që rezultoi të ishte një hapëse e syve për karrierën e tij.
Adoleshenti spanjoll shpeshherë është gjendur duke u kritikuar shkaku i mos seriozitetit të tij, por së fundmi është kthyer në një lojtar të kompletuar dhe për këtë vetë Yamal meritat ia atribuon legjendës së Barçës, Busquets.
“Njëherë më pezulluan nga skuadra kombëtare dhe Busquets më tha: 'Çfarë ke bërë?'" Seriozisht. Më tha: 'Je te Barça, duhet të sillesh mirë'. Ky ishte një moment 'uf, duhet të zgjohem' dhe që nga ajo kohë e lashë të gjithë jetën time në pritje dhe ia kushtova veten tërësisht futbollit", ka thënë fillimisht Yamal për Movistar+.
“Ishte një vit ku nuk dola: U stërvita, luajta, pushova, shkova të shihja nënën time dhe vazhdova. Ishte futboll, futboll dhe futboll. Dhe i thashë vetes: ‘Derisa të jem një titullar i padiskutueshëm këtu, nuk do të bëj asgjë për të cilën do të pendohem’”, përfundoi ylli spanjoll. Versus.al

