E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Korça bashkia më e madhe në Shqipëri”, Peleshi: Le t’i përkëdhelim pak banorët e Maliqit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka komentuar nga Korça reformën e re administrativo-territoriale, duke theksuar se bashkimi i Korçës me Maliqin do të krijojë bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja, me 1462 km² dhe rreth 100 mijë banorë.

Peleshi u shpreh se bashkimi do të mundësojë administrimin e një territori të gjerë bujqësor, duke përfshirë pothuajse të gjithë fushën e Maliqit, e cila është fusha e dytë më e madhe në Shqipëri.

Reklamë

Ai e cilësoi reformën si një zhvillim pozitiv, pavarësisht skepticizmit që kanë shprehur disa banorë për ndryshimet territoriale.

Peleshi: Sipas hartës së re bashkia e Korçës bëhet bashkia më e madhe në Shqipëri për nga sipërfaqja, një sipërfaqe 1462 km2, pra siç e dini Korça dhe Maliqi dy bashkitë bashkohen në një bashki të madhe të vetme dhe kanë një sipërfaqe, jo vetëm më e madhja por e shkëputur me 200 km2 më shumë nga bashkia pasuese që është Elbasani.

Reklamë

Sipërfaqja e madhe nuk është për shkak të numrit të madh të popullsisë, popullsia është rreth 100 mijë banorë tani e bashkisë së re, por për shkak të fushës së madhe të Korçës dhe të Maliqit që tani janë një fushë, e quani fusha e Maliqit më mirë që të përkëdhelim pak edhe ata që ende e shikojnë me skepticizëm reformën. Unë jam i bindur që është një gjë shumë e mirë. Në fushën e bujqësisë bashkohen në një dhe kanë nën administrim në kuptimin gjeografik pothuajsë të gjithë fushën e madhe të Maliqit që është fusha e dytë më e madhe në Shqipëri.

Reagimi i Peleshit vjen një ditë pas miratimit të reformës së re administrativo-territoriale në Kuvend, me 85 vota pro dhe 34 kundër, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Harta e re parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive të qeverisjes vendore. Ndryshimet pritet të zbatohen pas zgjedhjeve të ardhshme vendore, të planifikuara për pranverën e vitit 2027.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.