Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

    Administratori i inceneratorit të Elbasanit rrezikonte të lirohej! GJKKO cakton arrest shtëpie

    Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, do shitet me 213 lekë/litri! Benzina rritet me 1 lek

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…
    Kryesore

    Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

    October 9, 2026

    Nga Eduard Zaloshnja

    Ndarja e re territoriale e vendit u votua dje në Kuvend. Dhe pas disa muajsh do të zhvillohen zgjedhjet bashkiake sipas kësaj ndarje të re territoriale. Po të mos ishte miratuar tani kjo ndarje, do të mbetej të kryhej, kismet, pas katër vjetësh…

    Një nga pyetjet më të rëndësishme rreth ndarjes së re territoriale ishte ajo për numrin e bashkive. Por që të arrihej tek ai numër, duhej bërë një shikim historik i ndarjes territoriale së Shqipërisë, duke filluar nga pavarësia e saj.

    Nga shpallja e pavarësisë deri në Luftën e Dytë Botërore, vendi ynë ishte i ndarë në prefektura, nënprefektura, bashki dhe komuna (sipas kësaj hierarkie). Ajo ndarje bazohej në kritere gjeografike, historike dhe ekonomike (me një ndikim franko-italian në formimin e asaj ndarjeje). Prefektët sidomos, sindozot në Francë dhe Itali, ishin asokohe personalitete me fuqi të madhe politike.

    Me ardhjen e Partisë Komuniste në pushtet (pas Luftës së Dytë Botërore), ndarja e mëparshme territoriale u ndryshua gradualisht dhe u krijuan eventualisht 26 rrethe, komitetet ekzekutive të të cilave administronin qytetet, lokalitetet, dhe fshatrat brenda secilt rreth.

    Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, u rikthye një version i ndarjes territoriale të paraluftës, me qarqe, rrethe, bashki dhe komuna. Por prefektët e qarqeve nuk e kishin më fuqinë politike që kishin patur paraardhësit e tyre të dikurshëm. Vendi u nda në 12 qarqe, që përfshinin në to 36 rrethe. Brenda çdo rrethi kishte bashki dhe komuna, drejtuesit e të cilave zgjidheshin drejtpërdrejt nga banorët.

    Në vitin 2014, Partia Socialiste propozoi që komunat dhe bashkitë e vogla të suprimoheshin dhe vendi të kishte vetëm 36 bashki gjithsej – një për secilin rreth. Por për t’u miratuar ajo ndarje duheshin në Kuvend edhe votat e LSI-së dhe PDIU-së. Dhe negociatat me ato parti të vogla prodhuan një hartë me 61 bashki, e jo me 36…

    Dekada e shkuar ka treguar se jo pak bashki të vogla (ndër 61 gjithsej) nuk kanë funksionuar siç duhet. Prandaj lindi nevoja që disa t’u përngjiteshin bashkive më të mëdha. Dhe pyetja është pse nuk u shkua tek versioni fillestar me 36 bashki?

    Po të ndiqen vetëm kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike, është më se e arsyeshme që të kemi vetëm 36 bashki. Por sidoqoftë, mund të bëhet ndonjë përjashtim, duke mbajtur parasysh edhe kritere të tjera si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj.

    Fjala vjen, nisur vetëm nga kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike, Kamza dhe Vora do të duhej t’i përngjiteshin Bashkisë Tiranë. Por kritere të tjera si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj. mund ta justifikonin ekzistencën e tyre si një bashki më vete të përbashkët Kamëz-Vorë.

    Më tej, një bashki si Mirdita mund të mos i përmbushë dot kritere si ato të funksionalitetit, të dendësisë së popullsisë, të aftësisë fiskale, aftësisë së thithjes së fondeve për investime, etj., por ajo përmbush një kriter të fortë historik – ka qenë e vetmja krahinë praktikisht autonome në Shqipëri përgjatë pesë shekujve të sundimit otoman!

    Nga sa më sipër, do të duhej që ndarja e re territoriale të rezultonte në 36 bashki, ose diçka më shumë…

    Sipas deklarimeve publike, ndarja në rajone (që pritet të bëhet për herë të parë në Shqipëri), do të realizohet në një fazë të dytë, ngaqë nuk lidhet me zgjedhjet lokale të pranverës 2027. Për atë ndarje, kriteret historike, gjeografike dhe ekonomike janë mëse të mjaftueshme. Bazuar në to, vendi mund të ndahet në 5 rajone: Rajoni Veriperëndimor (qarqet Shkodër e Lezhë), Rajoni Verilindor (qarqet Dibër e Kukës), Rajoni Qendror (qarqet Tiranë e Durrës), Rajoni Juglindor (qarqet Elbasan e Korçë), dhe Rajoni Jugperëndimor (qarqet Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër).

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

    October 9, 2026

    Administratori i inceneratorit të Elbasanit rrezikonte të lirohej! GJKKO cakton arrest shtëpie

    October 9, 2026

    Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, do shitet me 213 lekë/litri! Benzina rritet me 1 lek

    October 9, 2026

    Përplasje në burgun e Meksikës/ 10 të vdekur dhe 16 të plagosur, mes viktimave edhe një i mitur

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.