Reshje intesive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët në Tiranë me orë në trafik! Lezha e Fieri pa energji elektrike (PAMJET)
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
FOTOLAJM/ Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales 9 Tetor, 07:42 ...
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë, i moshuari “shpërthen” n...
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste se miratimi i reformës territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, u bë përmes presioneve dhe interesave personale të deputetëve. Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi Kuvendin si “parlament krimi” dhe pretendoi se deputetët u shantazhuan e u kërcënuan për të votuar pro reformës.
Gjithashtu Berisha mbrojti propozimin e PD-së për krijimin e të paktën 100 bashkive, ndërsa solli si shembuj Fushë-Arrëzin, Skraparin, Maliqin, Divjakën, Klosin dhe Përrenjasin, për të argumentuar se këto njësi kanë potenciale zhvillimi që, sipas tij, po shpërfillen.
"Historia e shkurtimit nga 410 bashki e komuna në 61 bashki e komuna, është historia e braktisjes masive të Shqipërisë rurale. Investimet në Shqipërinë rurale, e cila ishte në raport me infrastrukturën në nivele mesjetare, para kësaj qeverie arritën në vlerën 3.2 miliardë. U ndërtuan dhe u rindërtuan mbi 8500 kilometra rrugë. U ndërtuan dhe u rindërtuan qindra e qindra sisteme kanalizimi dhe ujësjellës. U ndërtuan në zonat rurale mbi 1 mijë objekte arsimore dhe qindra objekte shëndetësore. Ky proces, në tërësi, u ndërpre në mënyrë dramatike.
Në rast se marrim investimet e kësaj qeverie në Shqipërinë rurale në 14 vite, ato janë më të pakta se sa investimi në pllakat e gurit në sheshin Skënderbej. Edhe ato investime janë vjedhje masive. Ndaj dhe, PD u angazhua që në fillim në këtë reformë, e bindur për rëndësinë e saj parësore për interesat e qytetarëve dhe komuniteteve. Por, siç është bërë e qartë, kur në të gjitha konsultat pa përjashtim, qytetarët damkosën reformën e vitit 2014 si një reformë kundër interesave të tyre, dhe kur PD përgatiti projektin me së paku 100 bashki në mbarë vendin, Edi Rama u tërhoq nga procesi dhe arriti në këtë votë, më e turpshmja në historinë e vendit. Dita e djeshme ishte dita e hanxharëve të krimit, ku deputetët merreshin peng si lepuj, ku ata shantazhoheshin, thirreshin, kërcënoheshin me pasoja të rënda familjare dhe personale.
A mund të imagjinoni ju se si deputeti i Fushë-Arrëzit voton për shkrirjen e Fushë-Arrezit, e cila për hir të së vërtetës ka qenë një qendër në rrugën që lidhte Shqipërinë me Kosovën, ka qenë një qendër në shekuj. Dhe Fushë-Arrëzi e banorët e veriut ranë viktimë e tenderave të Tom Doshit, që e kam thënë dhe e them, se është një nga vampirët, bashkë me Vilma Nushin, e shëndetit të shqiptarëve. Deputetë të tjerë, ai i Skrapit që ndërton hotele luksoze në bregdet, po ai shet çdo gjë, ata janë tregtarë të pamoral, të turpshëm. Ata mbrojnë pronat e tyre të krimit, kanë mbrojtur pronat e tyre të krimit. Deputeti i Maliqit, Maliqi një bashki me të gjitha potencialet për të qenë e tillë, për të qenë një qendër e fuqishme zhvillimi e rajonit.
Po Divjaka me pasuritë e saj të pafundme, më të mëdha se bashkia me të cilat u bashkua.
Po, potencialet e Divjakës janë më të mëdha sepse Divjaka ka një potencial turistik të jashtëzakonshëm. Klosi, bashki në territorin e të cilës janë depozita botërore kromi. Përrenjasi, bashki në të cila janë depozita botërore hekuri dhe nikeli.
Pra të gjitha këto u shkelmuan nga individë, nga burra dhe gra mercenarë të vërtetë, të turpshëm. Ky është një parlament krimi, që nuk meriton të ekzistojë asnjë orë, asnjë ditë. Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla. Nuk bëhet fjalë për nder dhe dinjitet, por pa asnjë interes tjetër përveç interesave të tyre vetjake, personale dhe familjarëve natyrisht," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se votoi kundër interesave të qytet...
Gjykata Speciale KOSOVË- Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e ...
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar një zgjidhje përfundimtare për pagat ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pasi i "terrorizoi" deputetët e vet që të votonin pro Reformës administrative Territoriale...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend. Me an&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar atë si nj&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre, në...
Belinda Balluku TIRANË- Ish-zv.kryeministraj Belinda Balluku u shfaq në Kuvend gjatë seancës për votimin e reformës admi...
TIRANË- Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi sot reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori kons...