Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, 3 të arrestuarve. U kapën të armatosur dhe me skafandra (EMRAT)

    Mashtrimi me Call Center-at/ Pas Greta Gjocit, GJKKO pezullon për 6 muaj dënimin e Antoneta Malos, nënë e dy fëmijëve të mitur

    Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet gjyqtares të së drejtave të njeriut, Navi Pillay

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, 3 të arrestuarve. U kapën të armatosur dhe me skafandra (EMRAT)
    Aktualitet

    Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, 3 të arrestuarve. U kapën të armatosur dhe me skafandra (EMRAT)

    October 9, 2026
    Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, 3 të arrestuarve. U kapën të armatosur dhe me skafandra (EMRAT)

    Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje në zonën e Lezhës.

    Sipas Policisë, dy prej tyre, të armatosur dhe të pajisur me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit.

    Në pranga ranë Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri(Shkambi) 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.

    Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, pas marrjes së informacionit për lëvizjet e dyshimta të dy personave me skafandra në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.

    Pas kontrolleve dhe patrullimeve në zonën e Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës, në aksin “Gjadër-Barbullush”, policia ndaloi një automjet tip “Volkswagen”, ku udhëtonin tre të dyshuarit. Sipas hetimeve paraprake, automjeti do të përdorej për largimin e tyre nga zona ku dyshohet se ishte planifikuar vrasja.

    Gjatë kontrolleve fizike, në motomjet, në banesën e 25-vjeçarit dhe në ambientet përreth saj, u gjetën dhe u sekuestruan 3 pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast. Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte vjedhur në Suedi.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    arrestime në Lezhë hetimet policore krimi në Shqipëri Lezhë operacion policor parandalimi i vrasjes persona të armatosur policia e Lezhës siguria publike skafandra tre të arrestuar vrasje e planifikuar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, 3 të arrestuarve. U kapën të armatosur dhe me skafandra (EMRAT)

    October 9, 2026

    Mashtrimi me Call Center-at/ Pas Greta Gjocit, GJKKO pezullon për 6 muaj dënimin e Antoneta Malos, nënë e dy fëmijëve të mitur

    October 9, 2026

    Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet gjyqtares të së drejtave të njeriut, Navi Pillay

    October 9, 2026

    Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.