Reshje intesive në vend/ Kaos në qarkullim, qytetarët në Tiranë me orë në trafik! Lezha e Fieri pa energji elektrike (PAMJET)
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO) 9 Tetor, 11:13 Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
FOTOLAJM/ Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales 9 Tetor, 07:42 ...
Sot Kuvend/ Në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e interpelanca me 4 Ministra. PD p...
Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë, i moshuari “shpërthen” n...
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy prej të arrestuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona pas kryerjes së krimit.

LEZHË- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacioni në Lezhë, ku u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje. Bëhet me dije se Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy prej të arrestuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona pas kryerjes së krimit.
Gjatë kontrolleve fizike, në motomjet, në banesën e njërit prej të arrestuarve dhe në ambientet përreth saj, u sekuestruan tre pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, si dhe motomjeti i dyshuar i përdorur në këtë rast. Po ashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Puna e mirëorganizuar dhe e shpejtë policore parandalon një vrasje. Finalizohet operacioni i koduar “Detajet”. Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen.
2 prej tyre, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Shtetasi tjetër, bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar që të largoheshin me automjet nga zona ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen. Sekuestrohen 3 armë zjarri (pistoleta), si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar operacionale të specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të intensifikimit të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv madhor parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Detajet”.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit).
Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.
Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit V. P. dhe K. Y. (Sh.), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.T., drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.
Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit E. T. dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar këtë të premte nga Policia e Lezhës,...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga e-maili kërcënues që iu dërguar këtë të ...
foto ilustruese TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas in...
Gjykata e Fierit FIER- Gjykata e Fierit ka njoftuar pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore, pas mbërritjes së e-mailit kër...
pamjet nga protesta TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me personat e arrestuar ditën e djeshme në protestën pa...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka vendosur të shtyjë me 6 muaj ekzekutimin e dënimit me burg për Antoneta Malon, e dënuar n&e...
LEZHË- Reshjet e shiut ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Bëhet ...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Nafta do të shitet me 213 ...
ITALI- Është arrestuar në Itali, Aleksandër Baho, vëllai i Klevin Bahos, i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati me ar...
Shqipëria, me një sipërfaqe relativisht të vogël, ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, të lasht&eum...