Lideri i opozitës reagoi gjatë një konference shtypi se, ‘PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum’.
Berisha: Nuk ka ndodhur ndonjëherë një votë e tillë më inkriminuese se sa mbrëmë në ora 1 e gjysmë e natës.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus.
Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum.
Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat ne kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, nga një organizatë kriminale që quhet parlament.
© SYRI.net
Berisha: PD nuk rikthehet në komisionin e Reformës Territoriale, por pa mëdyshje do marrë pjesë në zgjedhje
A do ketë ankim në Kushtetuese kundër ‘Territoriales’?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore
Berisha: Parlamenti i krimit s’meriton të ekzistojë! Deputetët nën këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Balla