web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjshme ndaj avokatit që theu bojkotin

9 Tetor 2026, 13:25, Aktualitet CNA

Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjshme ndaj avokatit që

Ditën e sotme në seancat gjyqësore në GJKKO janë paraqitur disa avokatë, të cilët kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë e marrë peng nga Maks Haxhia.

Avokatët kanë arritur të ndryshojnë masat e sigurisë për klientët e tyre, duke mundësuar që me mbrojtjen e tyre t'u lehtësohet masa e sigurisë.

Avokati Lefter Xhengo është njëri prej atyre avokatëve që ka thyer bojkotin e Maks Haxhisë dhe për këtë është ndëshkuar me një masë disiplinore të paligjshme nga Maks Haxhia me pezullimin e licencës për dy vite.

Referuar vendimit të Gjykatës Administrative të marrë në 19 mars të 2026, masa për pezullimin e licencës për shkak të bojkotit është e kundërligjshme dhe për këtë arsye ka shfuqizuar një vendim të marrë më parë nga Dhoma e Avokatisë ndaj avokates Alma Muda.

Mjafton që avokati t'i bëjë një kallëzim penal në SPAK Maks Haxhisë dhe do të detyrohet Maksi të marrë avokat për t'u mbrojtur për veprën e tij penale që ka kryer sot me pezullimin e licencës së avokatit Lefter Xhengo, ndërkohë që ka një vendim gjykate në lidhje me këtë çështje.

Avokatët duhet të rrëzojnë vendimin e Maks Haxhisë dhe të shkojnë në seancat gjyqësore e më pas në momentin e heqjes së licencës thjesht dhe vetëm me një vendim të Gjykatës Administrative vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre, edhe pse Maks Haxhia u kërkon që të jenë peng dhe të shkelin ligjin./ CNA

 





Lajmet e fundit nga