Dy mina antitank janë tërhequr me sukses në fshatin Borsh, në Njësinë Administrative Lukovë, Bashkia Himarë.

Operacioni është realizuar ditën e sotme, pas një kërkese për mbështetje me ekspertë xhenierë EOD nga Forcat e Armatosura.

Sipas njoftimit, ndërhyrja përfundoi me sukses, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi origjinën e minave apo rrethanat në të cilat ato janë konstatuar.

Top Channel