Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka deklaruar sot para gazetarëve se kanë nisur mbledhjen e firmave për referendum për Hartën e re Territoriale, e cila, sipas Berishës, u miratua mbrëmë në një parlament që ai e quan “organizatë kriminale”. “Ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, organizatë kriminale që quhet parlament”, tha Berisha.