Demo: Reforma territoriale, bashki më të forta dhe shërbime më të mira për qytetarët

9 Tetor 2026 | 13:29

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo e cilësoi reformë territoriale si mjet për bashki më të forta dhe shërbime më të mira dhe institucione më pranë qytetarëve.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Demo shprehet se “synimi ynë është një pushtet vendor me më shumë autonomi, por edhe me më shumë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve që u ofron qytetarëve”.

Postimi i plotë i Demos në Facebook

Reforma territoriale ka një qëllim të qartë: bashki më të forta, shërbime më të mira dhe institucione më pranë qytetarëve. Suksesi i saj do të matet jo vetëm me ndryshimet institucionale, por mbi të gjitha me rezultatet konkrete në jetën e përditshme të çdo komuniteti.

Reforma territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve.

Përpara nesh është një punë e rëndësishme që duhet të nisë me një analizë të detajuar të funksioneve dhe përgjegjësive të bashkive: çfarë funksionon, çfarë duhet përmirësuar, cilat kompetenca duhen forcuar dhe cilat shërbime mund të ofrohen më mirë në nivel vendor.

Decentralizimi nuk është thjesht transferim kompetencash. Ai duhet të shoqërohet me burime financiare, kapacitete administrative dhe mekanizma të qartë llogaridhënieje.

Synimi ynë është një pushtet vendor me më shumë autonomi, por edhe me më shumë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve që u ofron qytetarëve.

Suksesi i reformës nuk do të matet me numrin e bashkive apo me ndryshimet në hartë, por me atë që ndryshon realisht në jetën e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidentet në Kuvend gjatë votimit të reformës territoriale, PS kërkon përjashtimin nga seancat të Bardhit dhe Balliut

Partia Socialiste ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve të ndodhura në seancën...
13:26 | 09/10/2026

Berisha pas votimit të Territoriales: Akt antikombëtar, PD ka nisur mbledhjen e firmave për referendum

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për mediat nga selia e PD-së, tha se votimi i reformës territoriale mbrëmjen e djeshme në...
12:30 | 09/10/2026

Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka folur nga Korça për reformën administrative dhe ndryshimet që parashikon harta e re territoriale për këtë bashki. Sipas Peleshit,...
12:25 | 09/10/2026