Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    “Qava për trajtimin që i bënë”, Nëna e Ronaldos thyen heshtjen: Nuk po e vlerësojnë siç duhet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor
    Lajmet e fundit

    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    October 9, 2026
    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka komentuar nga Korça ndryshimet që sjell Reforma Territoriale e miratuar në Kuvend, duke vënë theksin te bashkimi i bashkive Korçë dhe Maliq në një njësi të vetme vendore.

    Sipas Peleshit, ndarja e re do ta bëjë Korçën bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja, me 1,462 kilometra katrorë, duke lënë pas Elbasanin me një diferencë prej rreth 200 kilometrash katrorë.

    “Siç e dini, Korça dhe Maliqi bashkohen në një bashki të madhe të vetme dhe kanë një sipërfaqe 1,462 km², jo vetëm më të madhen, por të shkëputur me 200 km² më shumë nga bashkia pasuese, që është Elbasani”, deklaroi Peleshi.

    Ai sqaroi se sipërfaqja e madhe e bashkisë së re nuk lidhet me numrin e popullsisë, i cili sipas tij do të jetë rreth 100 mijë banorë, por me shtrirjen e gjerë gjeografike dhe përfshirjen e fushës së Korçës dhe asaj të Maliqit.

    Peleshi u ndal veçanërisht te ndikimi që bashkimi mund të ketë në sektorin e bujqësisë, duke argumentuar se administrimi i përbashkët do të përfshijë pothuajse të gjithë fushën e Maliqit, të cilën e cilësoi si fushën e dytë më të madhe në Shqipëri.

    “Unë jam i bindur që është një gjë shumë e mirë. Në fushën e bujqësisë bashkohen në një dhe kanë nën administrim, në kuptimin gjeografik, pothuajse të gjithë fushën e madhe të Maliqit”, u shpreh kreu i Kuvendit. Në deklaratën e tij, Peleshi iu referua edhe skepticizmit që një pjesë e qytetarëve mund të kenë ndaj reformës, duke shprehur bindjen se bashkimi i dy bashkive do të sjellë përfitime në administrimin e territorit dhe të potencialit bujqësor të zonës.

    bashkim bashkish bashkitë e Shqipërisë Bujqësia korçë Maliq Ndarja territoriale Niko Peleshi pushteti vendor qeverisja vendore reforma administrative Reforma Territoriale shqipëri zhvillimi bujqësor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

    October 9, 2026

    Sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP-së, Çela: Sistemi përballet me mungesë prokurorësh dhe stok dosjesh! Të zgjidhet çështja e pagave

    October 9, 2026

    “Qava për trajtimin që i bënë”, Nëna e Ronaldos thyen heshtjen: Nuk po e vlerësojnë siç duhet

    October 9, 2026

    Vidhnin shtëpitë natën teksa familjet flinin, arrestohen tre shqiptarë në Itali, dëmi rreth 55 mijë euro

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.