Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditën punonjësin e policisë gjatë protestës para Kuvendit, arrestohet 3 persona, 6 të tjerë nën hetim

Shkruar nga Newsbomb
Goditën punonjësin e policisë gjatë protestës para
Protestë para Kuvendit/ Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar tre nga nëntë protestuesit e shoqëruar ditën e djeshme gjatë tubimit para Kuvendit, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike. Ndërkohë, shtatë personat e tjerë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç. Ndërsa në gjendje të lirë janë lënë  shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç.

Sipas burimeve për mediat, personat e arrestuar dyshohet se gjatë protestës kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës. Për shtatë protestuesit e tjerë janë nisur procedurat përkatëse penale, ndërsa hetimet për ngjarjet e regjistruara gjatë tubimit ditën e djeshme vijojnë.

Gjatë protestës së djeshme, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, shtynë kordonin policor dhe tentuan të shembnin barrierat e vendosura rreth perimetrit të Kuvendit. Në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit, policia përdori gaz lotsjellës.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë për veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimeve në datat 7 dhe 8 tetor.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Policisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese