Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka dënuar me tonë të prerë mënyrën se si mazhoranca kaloi projektligjin e reformës territoriale, duke e cilësuar atë si një akt arrogance nga mazhoranca.
Sipas Gjonit, shumica parlamentare thjesht përdori makinerinë e kartonave për të kaluar një reformë që thellon më tej krizën sociale në vend.
“PS thjesht ka ushtruar forcën e kartonave që i ka vjedhur në zgjedhje dhe ndaj ka këtë arrogancë dhe mungesë llogaridhënie drejt qytetarëve. Qytetarët sot janë të irrituar dhe të zhgënjyer. Në radhët e PS-së kishte deputetë që votuan pro reformës edhe pse ishin zotuar para qytetarëve të zonave nga ku vijnë se nuk do ta bënin,” deklaroi deputeti demokrat.
Gjin Gjoni nënvizoi se pasojat e kësaj ndarjeje të re administrative do të jenë me kosto të larta për zonat periferike e rurale, duke përshpejtuar braktisjen e vendit.
“Në vetvete kjo reformë territoriale po nxit shpopullimin, si emigrimin ashtu edhe migrimin brenda vendit drejt zonave më të banuara. Kjo nuk është efektive. Kjo ka ndodhur nga viti 2014 deri në 2026 dhe do të ndodhë edhe në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, sepse është një politikë denigruese dhe shpopulluese,” theksoi ai.
I pyetur për hapat e ardhshëm të opozitës, Gjoni konfirmoi se Partia Demokratike do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore e politike për të goditur këtë ligj, sapo ai të dekretohet dhe të botohet në Fletoren Zyrtare.
“PD e ka deklaruar se do të vijojë luftën parlamentare, por edhe elementët e tjerë. Duke nisur nga dita që do të dalë ligji dhe botimi në Fletoren Zyrtare, do të marrim të gjithë hapat që ta çojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese për të prekur ato pika të kontestuara kushtetuese. Por nga ana tjetër, nuk mund të lëmë fushën e betejës bosh, duke lënë këta që t’ia falim bashkitë Partisë Socialiste,” përfundoi Gjin Gjoni.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Tetor14:00
Baçi: Fieri me ditë të tëra pa ujë, tashmë edhe pa energji elektrike!
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e krijuar në Fier, ku ndërprerjet e furnizimit me ujë ...
POLITIKE
9 Tetor13:24
Begaj deri më 7 nëntor dekreton datën e “Lokaleve”, Berisha: Kemi nisur përgatitjet, do të marrim pjesë në zgjedhje!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe do të marrë pjes...
POLITIKE
9 Tetor11:58
“Rama dhe 85 deputetët duhet të paguajnë çmimin e tradhtisë”, Tedi Blushi: Kuvendi i krimit vulosi falimentimin e tij!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas miratimit të Reformës Territoriale n&...
POLITIKE
9 Tetor11:48
Reforma Territoriale/ “Nuk kam parë të tillë depersonalizim”, Ina Zhupa: Deputetët e PS-së votuan si dele, u kthyen në kartonë të autokratit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në Kuvend, duke a...
POLITIKE
9 Tetor11:41
“Rebelët” e PS-së që ulën kokën para partisë/ Kundër në fjalë, pro në votim për Reformën Territoriale
Në politikë, jo çdo rebelim përfundon në përballje dhe jo çdo qëndrim i fortë mbijeton deri te kutia e votimit....
POLITIKE
9 Tetor09:42
Miratohet reforma e Ramës/ Koçeku: Prisja që të kishte një farë reflektimi të brendshëm
E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputetja Marjana Koçeku.
Në bisedë me mod...
POLITIKE
9 Tetor09:10
Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale: Mos e nënvlerësoni…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, disa orë pasi Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e c...
POLITIKE
9 Tetor08:58
BIRN: Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE
Komisioni Europian prezantoi më 6 tetor një paketë të re orientimesh politike të quajtur “Përgatitja për një Union...
POLITIKE
9 Tetor07:53
Vezë dhe ujë në Kuvend/ Rama ikën duke "qeshur", Braçe zë kokën me dorë!
Seanca plenare e Kuvendit, ku u miratua Reforma Territoriale, u shoqërua me tensione të forta.
Kuvendi miratoi pas mesnate reformën e re admin...
POLITIKE
8 Tetor22:57
“U ktheve në eunuk”/ Berisha i ashpër me Vullnet Sinajn: U palose, e hëngre turpin me bukë
Deputeti socialist Vullnet Sinaj, në fjalimin e tij në Kuvend tha se ka mbajtur dhe do të mbajë qëndrimin se reforma territoriale nuk &...