Parandalohet atentati/ 2 persona të armatosur e me skafandra lëviznin me motor të vjedhur në Suedi
Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në ...
Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në ...

Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në pranga tre shtetas, të dyshuar për bashkëpunim në planifikimin e një vrasjeje.
Në kuadër të operacionit “Detajet”, u arrestuan E. T., 25 vjeç, banues në Barbullush; K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë; dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin.
Sipas njoftimit zyrtar, dy prej të dyshuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet në aksin e vjetër rrugor Pllanë–Lezhë, me qëllim kryerjen e krimit. Personi i tretë dyshohet se bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar të largoheshin nga zona me automjet pas realizimit të planit.
Ndërhyrja e Policisë u bë pas marrjes së informacionit për lëvizjet e dyshimta të dy personave me skafandra. Pas kontrolleve dhe patrullimeve në zonën e Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Volkswagen” në segmentin rrugor Gjadër–Barbullush.
Në automjet ndodheshin tre të dyshuarit, ndërsa gjatë kontrolleve fizike, në motomjet dhe në banesën e njërit prej tyre, u gjetën tri armë zjarri, pistoleta me krehra e fishekë, si dhe municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se motomjeti i dyshuar si i përdorur për planin kriminal ishte i vjedhur në Suedi. Çelësat e tij iu gjetën njërit prej të arrestuarve.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Detajet”.
Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen.
2 prej tyre, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin.
Shtetasi tjetër, bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar që të largoheshin me automjet nga zona ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen.
Sekuestrohen 3 armë zjarri (pistoleta), si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar operacionale të specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të intensifikimit të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv madhor parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Detajet”.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit).
Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.
Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volksëagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit V. P. dhe K. Y. (Sh.), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”. Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.T., drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.
Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit E. T. dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA
Policia e Fierit ka ekzekutuar 11 masa sigurimi personal “...
Kapet në Itali 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar ...
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bat...
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me incid...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të ...
Një shtetas shqiptar humbi jetën në një aksident në punë n...
Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se k...
Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në lagjen Nr...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se falë shkëm...
Një aksident i rëndë u regjistrua sonte në aksin Peshkopi-...
Ndërron jetë 18-vjeçari që u aksidentua në orët e mbrëmjes...
Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure ...
Një aksident u shënua sonte në afërsi të fshatit Bulgarec ...
Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore e lidhur m...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në ...
Policia e Fierit ka ekzekutuar 11 masa sigurimi personal “...
Kapet në Itali 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar ...
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bat...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurori...
Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligji...
Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan...
Shërbimet hekurudhore në Norvegji janë ndërprerë përkohësi...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehi...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për kri...
Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...