BOTA /

“Hitler Musolini” fiton zgjedhjet lokale në Peru

Shkruar nga Versus

“Hitler Musolini” fiton zgjedhjet lokale në Peru

Në zgjedhjet e fundit rajonale dhe bashkiake në Peru, një kandidat tërhoqi vëmendje të gjerë për shkak të emrit të tij të pazakontë. Hitler Mussolini Simeón Flores, që përfaqëson partinë demokratike të qendrës së majtë "Ahora Nación", është fituesi i parashikuar i garës për kryetar bashkie në distriktin e Queropalca-s, në provincën e Lauricocha-s. Suksesi i tij zgjedhor shkaktoi bujë mediatike për shkak të përkimit të habitshëm të emrit të tij me atë të liderit të regjimit nazist dhe diktatorit italian që themeloi fashizmin.

Kryetari i zgjedhur siguroi fitoren duke marrë 229 vota, që përbëjnë 34,54% të votave të vlefshme. Gara zgjedhore në distrikt ishte e ngushtë dhe u vendos me një diferencë të vogël. Kjo nuk është hera e parë që një person me emrin Hitler fiton mbështetjen e votuesve në këtë vend të Amerikës së Jugut.

Hitler Alba, nga partia e qendrës së djathtë "Ne jemi Peru" (We Are Peru), ka shërbyer si kryetar i një qyteze tjetër të vogël në Ande, Yungar, gjatë viteve 2011-2014.

Në vitin 2018, ai u përball me Lennin Vladimir Rodriguez Valverde-n, i cili u përpoq të kontestonte vlefshmërinë e kandidaturës së tij. Alba fitoi ndaj kandidatëve të tjerë, duke siguruar 47,7% të votave.

Alba, i cili e quante veten "Hitleri i mirë", zhvilloi fushatë me sloganet "Hitleri kthehet" dhe "Hitleri me popullin". Ai deklaroi asokohe se i ati nuk ishte në dijeni të trashëgimisë së diktatorit nazist gjerman kur ia kishte vënë atë emër. Versus.al

Poll