Vedat Muriqi shkëlqen edhe te Fenerbahçe
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një fillim të shkëlqyeshëm te Fenerbahçe, duke e justifikuar besimin e drejtuesve të klubit turk me paraqitjet e tij në fushë.
Mediumit turk “Sabah”, vë në pah faktin se futbollisti 32-vjeçar ka kontribuar në tetë gola, shtatë prej tyre të realizuar dhe një asistim, pavarësisht se ka munguar në tri ndeshje këtë sezon për shkak të një dëmtimi.
Muriqi, i cili është rikthyer te skuadra verdheblu pas gjashtë vitesh, po përjeton një nga fillimet më të mira të karrierës së tij, duke treguar se investimi prej 15.5 milionë eurosh nga Fenerbahçe ka qenë i qëlluar.
Sulmuesi kosovar ka lënë pas edhe disa emra të njohur të futbollit evropian, të cilët ishin në listën e kandidatëve për repartin ofensiv të klubit turk në fillim të sezonit.
Kështu, Muriqi po dëshmon se është një nga armët kryesore të Fenerbahçes në repartin ofensiv, duke dhënë kontribut të rëndësishëm që nga fillimi i sezonit.
Nëna e Ronaldos pas largimit të tij nga kombëtarja: Ka qenë hero i Portugalisë, nuk mori vlerësimin që meritonte
Gjyqi për vdekjen e Maradonës, prokurorët kërkojnë deri në 12 vjet burg për ekipin mjekësor
Messi në mesin e miliarderëve të sportit, ja sa ka fituar gjatë karrierës
- 14:24 Francë, 5 të arrestuar për vjedhjen e veprave me vlerë 9 milionë euro nga Muzeu Renoir
- 14:23 Emailet për bomba në institucione, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit, situata është nën kontroll
- 14:20 SHBA kërkon raport për lidhjet ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, projektligji përfshin edhe Shqipërinë
- 14:14 Kandidati me emrin Hitler Musolini fiton zgjedhjet lokale në Peru
- 14:06 Pse bota dyshon te e vërteta e Moskës për murtajën në Siberi?
- 13:46 Tubimi para Kuvendit dhe protesta e 7 tetorit, arrestohen 3 persona, procedohen 6 të tjerë