Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjshme ndaj avokatit që theu bojkotin
Ditën e sotme në seancat gjyqësore në GJKKO janë paraqitur...

Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro, duke i hapur rrugë riorganizimit të pushtetit vendor dhe reduktimit të numrit të bashkive nga 61 në 46. Nisma e mazhorancës nuk mori mbështetjen e opozitës, ndërsa kundërshtime pati edhe nga disa deputetë të shumicës qeverisëse.
Ndryshimet parashikojnë bashkimin e 15 bashkive me njësi vendore fqinje, me argumentin se krijimi i strukturave më të mëdha do të ndihmojë në uljen e kostove administrative, përqendrimin e burimeve financiare dhe rritjen e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve publike.
Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi-Matit dhe Rrogozhina-Kavajës. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani do të përfshihen në Bashkinë e Beratit, ndërsa Patosi do t’i bashkohet Fierit dhe Divjaka-Lushnjës.
Në jug të vendit, Selenica do të jetë pjesë e Vlorës, Këlcyra e Përmetit, Memaliaj e Tepelenës dhe Libohova e Gjirokastrës. Ndërkohë, Maliqi do të bashkohet me Korçën, Cërriku dhe Belshi me Elbasanin, ndërsa Përrenjasi me Librazhdin.
Me hyrjen në fuqi të organizimit të ri, bashkitë që përthithen nuk do të funksionojnë më si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore, me drejtim politik dhe buxhet të veçantë. Administrimi i tyre do të kalojë te bashkitë pritëse.
Financimi vendor, ndryshime në formulën e transfertave
Përtej riorganizimit territorial, raporti parlamentar evidenton nevojën për ndryshime në mënyrën e financimit të pushtetit vendor. Një nga problematikat kryesore mbetet varësia e bashkive nga fondet e qeverisë qendrore.
Rekomandohet rishikimi i formulës së shpërndarjes së transfertave, duke marrë parasysh faktorë si relievi, numri dhe shpërndarja e fshatrave, gjatësia e rrugëve, mosha e popullsisë, varfëria dhe kapaciteti fiskal i secilës bashki.
Propozohet gjithashtu rritja e peshës së transfertave të pakushtëzuara, në mënyrë që njësitë vendore të kenë më shumë liri në përcaktimin e prioriteteve të shpenzimeve. Një tjetër rekomandim është që një pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale t’u kthehet bashkive sipas vendbanimit të tatimpaguesve, ndërsa territoret ku gjenerohen të ardhurat nga renta minerare dhe turizmi të përfitojnë një pjesë më të qartë të tyre.
Në fokus është edhe administrimi më i plotë i taksës së pasurisë, si dhe orientimi i të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë drejt investimeve.
Kostot e bashkimeve dhe afatet e zbatimit
Pavarësisht synimit për të ulur shpenzimet administrative në planin afatgjatë, zbatimi i reformës pritet të shoqërohet me kosto fillestare. Këto përfshijnë riorganizimin e personelit, trajnimin e administratës, integrimin e sistemeve digjitale, transferimin e aseteve dhe harmonizimin e kontratave e detyrimeve financiare.
Për këtë arsye, raporti rekomandon krijimin e një Fondi Kombëtar të Tranzicionit, me financim shumëvjeçar, për të mbështetur procesin e riorganizimit.
Sipas kalendarit të propozuar, vitet 2026-2027 do t’i kushtohen përgatitjeve ligjore dhe institucionale, ndërsa gjatë periudhës 2027-2028 parashikohet transferimi i kompetencave, aseteve dhe personelit. Konsolidimi do të vijojë gjatë viteve 2029-2030, me vlerësimin e rezultateve deri në vitin 2035.
Shqetësimi për shërbimet dhe përfaqësimin e qytetarëve
Megjithëse mazhoranca e paraqet reformën si një mënyrë për të krijuar bashki më të qëndrueshme financiarisht, raporti pranon se bashkimi territorial nuk garanton automatikisht përmirësimin e shërbimeve publike.
Një nga sfidat kryesore mbetet ruajtja e aksesit të qytetarëve në shërbime, veçanërisht në zonat e largëta, si dhe përfaqësimi i komuniteteve që humbasin bashkinë e tyre.
Nga ana tjetër, opozita ka mbrojtur një model me më shumë se 92 bashki, duke argumentuar se pushteti vendor duhet të jetë më pranë qytetarëve.
Miratimi i reformës shënon kështu vetëm hapin e parë të një procesi të gjatë. Suksesi i saj do të varet jo vetëm nga ndryshimi i hartës administrative, por edhe nga mënyra se si do të financohen bashkitë e reja dhe nëse qytetarët do të kenë realisht shërbime më cilësore dhe më të aksesueshme./ CNA
Ditën e sotme në seancat gjyqësore në GJKKO janë paraqitur...
Sot janë zhvilluar disa seanca gjyqësore në GJKKO, ku avok...
Komisioneri Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin ...
GJKKO ka vendosur të shtyjë ekzekutimin e dënimit për shte...
Ministri Toni Gogu dje ka zhvilluar një takim me Komisione...
Gjykata Administrative e konsideron të paligjshëm pezullim...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh ku e ka...
Maks Haxhia ka marrë "peng" Dhomën Kombëtare të Avokatisë ...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje t...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Kryeprokurori në detyrë, Olsjan Çela, ngriti shqetësimet p...
Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu administratorin e in...
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shte...
Seanca parlamentare është shoqëruar me debate dhe momente ...
Jared Kushner ka reaguar për projektin e investimit në Zvë...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Reformën Territoriale...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka ndarë detaje për qëndri...
Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka marrë fjalën në Kuve...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur...
Një zjarr masiv raportohet se ka rënë mbrëmjen e sotme në ...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në ...
Policia e Fierit ka ekzekutuar 11 masa sigurimi personal “...
Kapet në Itali 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar ...
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bat...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Votuesit në qytezën peruane Queropalca kanë zgjedhur kryeb...
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurori...
Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligji...
Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehi...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për kri...
Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...