Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën përfaqësueses së Argjentinës në një mbrëmje emocionuese në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit. Në ndeshjen miqësore kundër Beninit, të fituar 3-0, ylli argjentinas u nderua me ceremoni të veçanta, ndërsa tifozët i rezervuan një pritje madhështore për gjithçka që u ka dhuruar ndër vite.
Përpara fillimit të takimit, në fushë u shfaq një fanellë gjigante me mbishkrimin “Gracias”, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare pati fjalime emocionuese dhe një spektakël me dronë në qiellin e Buenos Airesit.
Megjithatë, një prej detajeve më të veçanta të kësaj mbrëmjeje ishte topi me të cilin u luajt ndeshja, të cilin Messi e mori me vete si kujtim. Sipas Tribuna.com, ai ishte krijuar posaçërisht për ndeshjen e fundit të yllit argjentinas me kombëtaren dhe përmbante pesë elemente domethënëse.
1. Referencat për të gjitha Botërorët e Messit
Topi, i bazuar në modelin Adidas Argentum, kishte një dizajn unik, me referenca për pjesëmarrjet e Messit në Kupat e Botës, nga Gjermania 2006 deri te turneu i fundit në Kanada, SHBA dhe Meksikë.
2. Siluetat që tregojnë rrugëtimin e tij
Në top shfaqeshin silueta të Messit në edicionet e ndryshme të Botërorit. Njëra prej tyre paraqiste versionin e tij më të ri duke mbajtur trofeun më të rëndësishëm të futbollit, atë që arriti ta fitonte me Argjentinën në Katar, në vitin 2022.

3. Flamuri argjentinas dhe numri 10
Dizajni përfshinte edhe flamurin e Argjentinës, si dhe numrin legjendar 10, të rrethuar nga një kurorë e artë. Një simbolikë që përmbledh statusin e Messit në historinë e futbollit argjentinas.
4. Mesazhi “Last Dance” dhe dedikimi për gjyshen
Në top ishte shkruar edhe “Last Dance”, që do të thotë “Vallëzimi i fundit”, një referencë e drejtpërdrejtë për ndeshjen e lamtumirës. Krahas tij ishte paraqitur edhe gjesti karakteristik i Messit pas golave, me krahët lart dhe gishtat tregues drejtuar nga qielli.
Ky gjest lidhet me gjyshen e tij të ndjerë, Celia Olivera Cuccittini, së cilës Messi i ka kushtuar shumë prej golave të karrierës. Ajo pati një rol të rëndësishëm në fillimet e tij në futboll, duke nxitur aktivizimin e nipit kur ai ishte ende fëmijë.
5. Fjala “Gracias” dhe numri legjendar
Detaji përmbyllës ishte fjala “Gracias”, e vendosur pranë numrit 10. Një mesazh falënderimi që përmbledh marrëdhënien mes Messit dhe tifozëve argjentinas, të cilët e kanë shoqëruar gjatë një karriere të jashtëzakonshme.
Topi do të jetë një kujtim i veçantë për koleksionin e yllit argjentinas. Në ndeshjen e fundit me kombëtaren, Messi shënoi një gol dhe dha dy asistime, duke i dhënë lamtumirës së tij një tjetër kapitull të paharrueshëm.

© SYRI.net
Simeone i bën homazh Messit: E falënderoj për atë që na mësoi, të mos dorëzohemi kurrë
Manchester United blindon ‘Messin e ardhshëm’, Real Madridi mbetet në pritje të zhvillimeve
Icardi fiton betejën ligjore me Wanda Nara-n, gjykata rrëzon kërkesat financiare te sajBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: