Prokurorët zgjedhin tre anëtarët e rinj të KLP-së, zëvendësohen anëtarët që përfundojnë mandatin

9 Tetor 2026 | 14:03

Prokurorët janë mbledhur sot në Polin e Drejtësisë për të zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët do të zëvendësojnë anëtarët që përfundojnë mandatin gjatë këtij viti.

Procesi zgjedhor synon të përcaktojë përfaqësuesit e rinj të prokurorisë në KLP, në vend të Sokol Stojanit, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, Ledina Rizës, përfaqësuese e prokurorive të apelit, dhe Zeqir Hodës, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë.

Në fjalën e hapjes së aktivitetit, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, e cilësoi procesin një moment të rëndësishëm për ripërtëritjen e Këshillit dhe garantimin e vijimësisë së përfaqësimit të prokurorëve.

Bogdani theksoi se anëtarët e rinj do të kenë një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen për çështje që lidhen me karrierën, vlerësimin dhe statusin e prokurorëve, si dhe në përzgjedhjen e drejtuesve të strukturave të sistemit të prokurorisë.

Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj pritet të përcaktojë përfaqësimin e ardhshëm të prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet kyçe në administrimin dhe funksionimin e sistemit të prokurorisë në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emailet për bomba në institucione, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit, situata është nën kontroll

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me një njoftim zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se emailet me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e...
14:23 | 09/10/2026

Tubimi para Kuvendit dhe protesta e 7 tetorit, arrestohen 3 persona, procedohen 6 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët kanë kryer vepra penale në kundërshtim me...
13:46 | 09/10/2026

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës për masën e sigurisë, çështja kalon për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese e mbledhur të premten ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreu të PD Sali  Berisha për masën e sigurisë, detyrim paraqitje. Kushtetuesja nuk e...
13:39 | 09/10/2026