Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

9 Tetor 2026 | 14:46

Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhi janë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të zgjedhur nga prokurorët gjatë mbledhjes së zhvilluar sot në Polin e Drejtësisë.

Sevdari është zgjedhur si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme, Ndoj nga radhët e Prokurorisë së Apelit, ndërsa Goxhi si përfaqësuese e prokurorive të shkallës së parë.

Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë Sokol Stojanin, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, Ledina Rizën, përfaqësuese e prokurorive të apelit, dhe Zeqir Hodën, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë, të cilëve u ka përfunduar mandati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emailet për bomba në institucione, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit, situata është nën kontroll

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me një njoftim zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se emailet me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e...
14:23 | 09/10/2026

Prokurorët zgjedhin tre anëtarët e rinj të KLP-së, zëvendësohen anëtarët që përfundojnë mandatin

Prokurorët janë mbledhur sot në Polin e Drejtësisë për të zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët do...
14:03 | 09/10/2026

Tubimi para Kuvendit dhe protesta e 7 tetorit, arrestohen 3 persona, procedohen 6 të tjerë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët kanë kryer vepra penale në kundërshtim me...
13:46 | 09/10/2026