9 Tetor 2026, 14:39
Nga E. D
Foto ilustruese
SHBA- Valentin Ftoni, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dekadash në kërkim, është dënuar në Shqipëri me dy dënime të veçanta, nga 25 vite burg secili, për tri vrasje. Emri i tij lidhet me ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në fund të viteve ‘90 dhe në fillim të viteve 2000.
Sipas të dhënave për çështjet gjyqësore ndaj tij, të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, njëri prej dënimeve lidhet me vrasjen e Tom Gacit, në vitin 1998. Dënimi tjetër është dhënë për vrasjen e çiftit Gjelosh dhe Ardiana Markaj, të kryer në vitin 2000.
Në total, Ftoni është dënuar për tri vrasje, me dy vendime që parashikojnë nga 25 vite burgim. Përveç këtyre dy çështjeve, Valentin Ftoni është gjykuar edhe për një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për vrasjen e Behar Becit, të ndodhur në vitin 2001.
Për këtë rast, ai është shpallur i pafajshëm, ndaj ngjarja nuk përfshihet në vrasjet për të cilat është dënuar. Ftoni i është shmangur drejtësisë shqiptare për një periudhë të gjatë, duke përdorur identitete të ndryshme.
Përpjekjet për lokalizimin e tij u kryen në bashkëpunim me autoritetet amerikane, përfshirë marshallët amerikanë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe struktura të tjera ligjzbatuese.
Arrestimi i tij në SHBA shënon një zhvillim të rëndësishëm në çështjen e një personi të kërkuar prej dekadash nga drejtësia shqiptare. Ftoni ishte prej kohësh në listën e 30 shqiptarëve më të kërkuar./TCH
valentin ftoni
Aktualitet
9 Tetor 2026, 14:10
E. D
pamjet
EKUADOR- Një operacion policor në Ekuador, i zhvilluar në bashkëpunim me Europol dhe Gardën Civile të Spanjës, &...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:53
E. D
pamjet
FIER- 14 urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Fierit, për disa subjekte tregtare exchange, të cilat e ushtronin bi...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:37
E. D
LEZHË- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacioni në Lezhë, ku u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se do t&e...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:29
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar këtë të premte nga Policia e Lezhës,...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga e-maili kërcënues që iu dërguar këtë të ...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas in...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:04
E. D
Gjykata e Fierit
FIER- Gjykata e Fierit ka njoftuar pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore, pas mbërritjes së e-mailit kër...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 12:01
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me personat e arrestuar ditën e djeshme në protestën pa...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 11:58
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka vendosur të shtyjë me 6 muaj ekzekutimin e dënimit me burg për Antoneta Malon, e dënuar n&e...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 11:09
E. D
LEZHË- Reshjet e shiut ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Bëhet ...