
Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka paralajmëruar se bujqësia franceze do të pësonte pasoja të mëdha nëse Ukraina do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian.
Le Pen tha se Franca do të ishte vendi i parë që do të vuante nga anëtarësimi i Ukrainës në BE, duke përmendur dy arsye kryesor.
“Së pari, do të përballeshim me një konkurrencë të ashpër dhe të padrejtë. Së dyti, pjesa e buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore që i akordohet bujqësisë franceze do të zvogëlohej ndjeshëm”, shpjegoi ajo në një postim në X.
Deklaratat e Le Pen vijnë pasi Komisioni Evropian ka propozuar që, në rastin e Ukrainës, të shqyrtohen masa të posaçme për produktet bujqësore të ndjeshme, për shkak të madhësisë dhe produktivitetit të lartë të sektorit bujqësor ukrainas. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se kushtet specifike për Ukrainën do të diskutohen gjatë negociatave të anëtarësimit.
Kos ka theksuar se Ukraina do të jetë pjesë e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së, por mund të vendosen rregulla të veçanta për produkte të caktuara, me synimin për të mbrojtur fermerët evropianë dhe njëkohësisht për t'i ndihmuar Ukrainës të rikthejë qasjen në tregjet tradicionale jashtë BE-së. Versus.al

