‘Synimi, shkretimi i këtyre trevave’/ Bushkolaj: Rama po e kthen reformën territoriale në skenar elektoral

14:57, 09/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i SYRI TV, Elkier Bushkolaj, i ftuar në një lidhje me Sibora Bitrin, ka komentuar votimin e mazhorancës socialiste me 85 vota pro për reformën territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Bushkolaj e cilësoi procesin si një skenar të mirëfilltë elektoral, duke argumentuar se mazhoranca ka vendosur të ndryshojë kufijtë e bashkive pa i dhënë përparësi çështjes thelbësore të kompetencave dhe funksionimit të pushtetit vendor.

Duke iu referuar reformës së vitit 2014 dhe protestave të banorëve në bashkitë që pritet të shkrihen, gazetari paralajmëroi për pasoja të rënda për komunitetet dhe zhvillimin e këtyre zonave.

Sipas tij, humbja e statusit të bashkisë rrezikon të thellojë eksodin dhe braktisjen e qyteteve, ndërsa shkrirja e njësive vendore mund të prekë edhe identitetin historik e kulturor të trevave.

Bushkolaj: Nuk duhe të harrojmë që edhe në 2014-tën kishim një reformë totalisht të njëashme territoriale, pavarëisht braktisjes së opozitës, por ajo që është më e rënda është se ky kryeministër ka marrë përsipër të zhvillojë zgjedhje lokale në mënyrë të njëanshme. Nuk kisha asnjë lloj dyshimi që kjo reformë territoriale do të miratohej sipas një skenari që kishin parashikuar. Nuk nevojë për asnjë ‘rregull treshin’, për të kuptuar pazarin, apo qëllimin e kësaj reforme territoriale që është kokë e këmbë elektorale. Fakti që Taulant Balla thotë që më vonë do të flasim për kopetencat kur kryefjala e reformës territoriale duhet të ishin kopetencat dhe jo kufijtë, këtu kuptohet qartë që jemi përballë një skenari të mirëfilltë në bazë të kalkulimeve elektorale por që ka pasoja për mijëra familje.

Këto 15 bashki kanë një numër nga 225 mijë deri në 240 mijë banorë dhe e kemi parë qartë protestat në Fushë Arrëz, Patos, Klos, Divjakë, Maliq, Poliçan, në Cërrik, në Belsh, në Divjakë, në Dimal, në Selenicë, në Libohovë dhe i kemi transmetuar këto protesta. Kemi parë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillit bashkiak, kemi parë njerëz me fëmijë që kanë dalë në protest, kemi parë njerëz në Poliçan që kanë djegur teserat e PS që është një bastion i së majtës.

Mjafton të kujtojmë reformën e 2014-tës për të parë se si do të jetë jeta në këto qytete që do humbasin statusin e bashkisë.

Sot këto 15 bashki që do shkrihen do përballen me një eksod masiv. Mjafton të shohim Milotin apo Mamurrasin që nuk janë më bashki, janë kthyer në provinca dhe azile të moshuarish. Ndodhi shkretimi total i këtyre zonave.

I gjithë synimi i kësaj qeverie është shkrirja totale e këtyre bashkive të vogla që do kalojnë në shkrirjen e trevave. Rama e paralajmëroi në Korçë kur tha që edhe Erseka dhe Devolli do t’i bashkohen bashkisë së Korçës. Kur flasim për Ersekën dhe Devollin nuk po flasim vetëm për njësi vendore por për një trevë që ka historinë e vetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco